E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Këngës për Fëmijë, këtë vit më pak këngë

>Në muajin maj në qytetin Fierit pritet të zhvillohet Festivali i Këngës për Fëmijë. Për këtë eveniment kulturor Qendra Kulturore e Fëmijëve në Fier ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit. Mësohet se është shpallur faza e parë e pranimit të materialeve, që këtë vit, të gjitha këngët pjesëmarrëse duhet të jenë të përfunduara me muzikë dhe tekst, të hedhur në CD dhe pranimi i tyre do të mbyllet në muajin mars. Këtë vit janë vendosur kritere më të forta për cilësinë e këngëve. Autorët e tekstit dhe kompozitorët duhet të kenë mbaruar arsimin e lartë, ndërkohë që edhe numri i artistëve të vegjël këngëtarë do të reduktohet, pasi në festival do të ketë vetëm 26 këngë, nga 36 që ishte më parë. Bashkia e qytetit të Fierit ka vënë në dispozicion për organizimin e festivalit një fond me vlerë prej 250 mijë lekë. Ky festival ka për qëllim jo vetëm gjallërimin e jetës artistike për fëmijët e shkollave, por veçanërisht, nxitjen dhe zbulimin e talenteve të reja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›