Si i falën fondacionit Besa 12 milionë $ dy kryeministra shqiptarë

>Ja faksimilet që tregojnë paratë që dha shteti shqiptar
Janë 14 milionë dollarë që dy Kryeministrat Pandeli Majko dhe Fatos Nano i kanë dhënë drejtpërdrejtë Fondacionit Besa për 5 vjet
në periudhën 1999 - 2004. Dosjeri i Gazetës Sot që po zbërthen megaskandalin më të madh financiar në fushën bankare
të 18 viteve të ekonomisë së tregut në Shqipëri, çdo ditë sjell fakte tronditëse mbi praktikat dhe metodat korruptive që ka aplikuar Soros në Shqipëri me qëllim grabitjen e parave të shqiptarëve dhe të donatorëve të destinuara për Shqipërinë. Krijimi dhe fuqizimi i Fondacionit Besa deri në spekulacionet tipike sorosiane për krijimin e tre Besave që i kalojnë paratë e shqiptarëve dhe të donatorëve nga njëra "Besë" tek tjetra me qëllim pastrimin e origjinës publike të fondeve të disbursuara, është një histori e gatshme për dosje hetimore pasi në mënyrë të qëllimtë është shkelur ligji dhe shtetit i është shkaktuar dëm në shuma të pallogaritshme. Teknika e aplikuar ka qenë tipike sorosiane: " targeto vende në vështirësi social-ekonomike në nevojë që janë nën fokusin e donacioneve ndërkombëtare, " gjej qeveri të dobta në kohë krize, " ngri një fondacion "të shoqërisë së hapur" dhe krijo spinoff-e sorosiane të cilat shëndoshen me fondet e ndërkombëtarëve duke u prezantuar si shoqata të pavarura lokale, " kariko mediat dhe spinoffet sorosiane për të mbajtur nën presion zyrtarët e targetuar, " shfrytëzo në maksimum pikat e dobta të zyrtarëve shtetërorë, korruptoi dhe mbaji nën presion, zëvendësoi ata në rastin më të parë me "politikanë të politikës së re" karriera e të cilëve është krijuar dhe sponsorizohet nga strukturat e Soros, " ngri një rrjet të njerëzve të Soros brenda shtetit dhe garanto kontroll "underground" mbi të tre pushtetet, " thith fondet publike dhe ato të ndihmave ndërkombëtare nëpërmjet fondacioneve që luftojnë varfërinë dhe pastaj kaloi ato në shoqëri aksionere të cilat ia "dhurojnë" aksionet vetë Soros, " sponsorizo mediatikisht dhe politikisht kriza që largojnë vëmendjen nga pekulacionet sorosiane. Kjo metodë tipike sorosiane në Shqipëri ka funksionuar në mënyrën më tipike në rastin shqiptar ku një nga protagonistët e skenarit sorosian ka qenë Fondacioni Besa dhe dy bijëzat e saj Fondi Besa sh.a. dhe Fondacioni Albanian Besa Capital. Në të gjitha dokumentat zyrtarë që janë të publikuar deri më tani rezultojnë 4 emra si personat kryesorë që kanë ushqyer me hir apo me pahir skemën Besa, e cila tregon qartë se deri në cilën majë të piramidës shtetërore ka funksionuar kjo skemë. 4 zyrtarët shqiptarë që në kundërshtim me interesat e shtetit shqiptar mbështetën në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë proçedurë tenderimi Fondacionin Besa janë Kryeministrat Pandeli Majko dhe Fatos Nano, si dhe dy Guvernatorët Shkëlqim Cani dhe Ardian Fullani. Në 19 Korrik 1999, Kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko i dha Besës në mënyrë arbitrare gjysmën e projektit prej 22.9 milionë dollarësh të shtetit shqiptar nga të cilat 12 milionë dollarë ishin kredi shtetërore e Bankës Botërore, 1.4 milionë dollarë ishin financim i Agjencisë Zvicerane për Kooperim dhe Zhvillim, dhe vetëm 1.4 milionë dollarë ishin kontribut i Soros (nga të cilat vetëm 1 milionë dollarë ishin kapital që do të hidhej në fushën e kredive). Këto para që iu dhanë Fondacionit Besa dhe Fondit të Zhvillimit Rural në mënyrë ëtë barabartë përbëjnë edhe sasinë më të madhe që shteti shqiptar shqiptar mund të ketë kontribuar ndonjë herë për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri. Por duket se Kryeministrat shqiptarë kanë qenë në garë se kush t'I japë më shumë Sorosit nga paratë e shqiptarëve. Është Kryeministri Fatos Nano ai i cili kontribuoi pranë Fondacionit Besa me 2 milionë dollarë të tjera që iu morën Agjencisë Shqiptare të Garancisë (AGSH), dhe iu dhuruan Soros në dt 23 Korrik 2004. Ky akt i paprecedentë i dhuratave seriale të parave të shqiptarëve që i jepeshin atij që presupozohej se duhej tu jepte para shqiptarëve, merr një përmasë të re kur mendon se vetëm dy javë më parë se Fatos Nano të dhuronte 2 milionë dollarë, Gjykata e Larta kishte nxjerrë një Vendim që diskreditonte rëndë praktikat fiskale të Fondacionit Besa. Sipas Vendimit të Nr. 1420 dt 8 Korrik 2007 të Gjykatës së Lartë, skema e evazionit fiskal të Fondacionit Besa (e cila fshihej pas termave edukim dhe jofitimprurës për të realizuar fitime milionash), pësoi një goditje të rëndë, sidomos në nivelin e reputacionit ndërkombëtar. Dhe në këtë rast fajtori mori pozicionin e viktimës. Kryeministri Fatos Nano për t'a rehabilituar dhe marrë me të mirë Sorosin, me shpresën e kotë të ushqyer nga shefi i tij i Kabinetit Agim Isaku se Soros do të ndihmonte imazhin ndërkombëtar të Qeverisë Nano, jo vetëm që iu dhuruan 2 milionë dollarë, por u mor edhe një Vendim i Këshillit të Ministrave për "të lehtësuar barrën fiskale të Fondacionit Besa", privilegj ky që nuk iu ofrua institucioneve të tjera jobankare të mikrokreditit. Vit pas viti, Besa u ushqye me paratë e shqiptarëve që buronin nga buxheti i shtetit, nga kreditë që merrte shteti shqiptar nga institucionet ndërkombëtare si dhe nga interesat e larta vjetore që duhej të paguanin kredimarrësit e vegjël shqiptarë. Pikërisht në kohën kur legjislacioni shqiptar në fushën e mikrokreditit filloi të standartizohej me kërkesat e MSAsë në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, Fondacioni Besa kaloi në informalitet të plotë sepse e kishte të pamundur të operonte si çdo subjekt tjetër jobankar kredidhënieje, pasi ishte ndërtuar mbi informalitet dhe nuk i mbijetonte dot rregullave të lojës së konkurencës së ndershme. Pikërisht në këtë periudhë, Qershor 2007 - Janar 2009, Fondacioni Besa i ushqyer me dhjetra miliona euro dhe dollarë të përfituara me ndërmjetësimin e Qeverisë
Shqiptare nëpërmjet zyrtarëve të korruptuar në vite dhe nën "kompetentët" Fullani dhe Cani, publikoi të dhëna të rreme gjoja sikur Fondacioni Besa është transformuar në Fondi Besa sh.a. Ky proçes transformimi, proçes i cili synonte të kalonte në formë dhurate paratë e shqiptarëve nga numrat e llogarisë bankare të një fondacioni të Soros drejt një shoqërie tregtare aksionere të Soros, është një proçes krejtësisht i paligjshëm, i pamundshëm juridikisht dhe krejtësisht i papranueshëm financiarisht. Por grykësia e famshme e Soros edhe në këtë rast nuk ka lënë vend për ekuivoke. Sipas të dhënave më të fundit, rezulton se shoqëria tregtare Fondi Besa sh.a. paska kërkuar gjatë 2007-2008 që të mos taksohet! Ky kërkesë absurde jashtë çdo logjike juridike dhe financiare, përcakton edhe modelin tipik sorosian të arrogancës dhe mosrespektimit të rregullave të lojës të konkurencës së ndershme dhe të respektimit të shtetit ligjor dhe të detyrimeve ndaj tij.