E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, sakrificat e 53vjecarit për të siguruarbukën e përditshme

BURREL- Gjon Doçi udhëton cdo ditë pothuajse 40 kilometra për të siguruar të ardhurat e përditshme. Dita e tij nis me udhëtimin drejt qytetit të Burrelit për të kërkuar punë, por mundësitë e pakta për të gjetur një të tillë e kanë detyruar të sigurojë paratë duke kërkuar mbetje hekuri në mbeturina për ti shitur më pas.

“Jetojmë në kushte shumë të vështira, nuk kemi as përkrahje sociale, asgjë. Punë nuk mund të gjej, bëj nga 2 mijë lekë 3 mijë lekë duke mbedhur hekur për të mbajtur familjen.” rrëfen 53 vjecari.

Por ato pak para që fiton cdo ditë, janë të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e ditës. Megjithatë kjo është rruga e vetme për të siguruar bukën e përditshme për 6 anëtarët e familjes së tij, të cilët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër për të jetuar.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›