E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i PS për Tiranën

280 anetare te asamblese se Partisë Socialiste, zgjodhen me shumice votash, Pjerin Ndreun si kryetar te partise se rrethit te Tiranes perballe kandidatures tjeter te Bledar Doracajt. Ne fund te nje procesin votimi qe zgjati 5 ore, nga numërimi i votave, rezultoi se 116 vota ishin pro ish-drejtorit te policise se Tiranes, Ndreu dhe 39 vota vota shkuan ne favor te kandidatit Doraci. Pjerin Ndreu si kryetar i ri i Partise Socialiste se Tiranes, foli per nevojen e bashkimit dhe jo te ndarjes brenda gjirit te selise roze. (UPDATE)

“Synoj për një bashkim njerëzish me ideale që punojnë pa kushte, me pastërti, pa paragjykime dhe që kanë kurajon për t’u përballur e për të marrë përgjegjësi. Të gjithë ne e duam PS, por nuk mjafton vetëm kjo. Na duhet të gjejmë urat e takimit, jo të përçarjes, sepse kemi një mision të rëndësishëm, rikthimin e PS në pushtet” thotë Ndreu.

Me ndryshimet statusore, kryetaret e meparshem te qyteteve zevendesohen me kryetare rrethesh dhe si i tille, Ndreu zevendeson ne kete post ish-kryetarin Besnik Baraj dhe automatikisht ai do te jete edhe anetar i Asamblese se Partise Socialiste.

Procesi zgjedhor per kreret lokale te PS, që pritet të do te vijoj edhe gjate dite se hene, pasi në disa rrethe kryesore është regjistruar nje pjesëmarrje e lartë e anëtarëve të Asambleve të zonave, sipas të dhënave zyrtare nga selia roze.
Ky riformatim i Partise Socialiste ne baze, synon rritjen e performances se saj me afrimin e zgjedhjeve lokale qe zhvillohen vitin tjeter.

Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e diel , 11 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›