LSI vlerëson koalicionin me PD, Kodra: Programiështë bërë më social
TIRANE- LSI vlerëson bashkëqeverisjen me PD gjatë këtij. Nënkryetarja e LSI, Filloreta Kodra njëkohësisht zv.ministre e Punës tha sot në një konferecë për mediat se me LSI në qeveri, programi është bërë dhe më social.
"Koalicioni PD-LSI bëri të mundur që shumë prej synimeve sociale të programit të LSI-së, të jenë tashmë pjesë e programit qeverisës. Mbrojtja e të drejtave te fëmijëve tashmë realizohet nga struktura të veçanta institucionale përvec ministrisë së punës” u shpreh Kodra.
Duke u ndalur në mbështetjen ndaj grave dhe krijimin e mundësive për punësim e tyre, nënkryetarja e LSI-së nënvizoi, se kjo ka qënë një nga prioritetet e programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
"Tashmë ka filluar puna për hartimin e akteve ligjore për nxitjen e biznseve të grave dhe punësimin e tyre"-deklaroi ajo, duke shtuar se, me përparësi po punohet për të luftuar dhunën në familje.
Kodra theksoi se, ka filluar puna edhe për rishikimin e Ndihmës Ekonomike për ta adresuar më mirë drejt shtresave në nevojë dhe për të rritur efikasitetin e këtij instrumenti kundër varfërisë.
Ndërkohë ajo bëri me dije planin e veprimit të miratuar nga qeveria, për mbështetjen e komunitetit rom.
(e.n/BalkanWeb)