E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, PS kërkondorëheqjen e ministritRidvan Bode

TIRANE- Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Ridvan Bode duke e akuzuar atë si përgjegjësin kryesor të dështimit të buxhetit për vitin 2009 dhe “buxhetit krizë” të vitit 2010.

Përmes një deklarate për mediat sekretari i Këshillit Ekonomik të PS, Ervin Bushati shprehu shqetësimin për rritjen e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik si një faktor i rëndësishëm në prishjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.

"Kriza e thellë dhe në zhvillim e financave publike sot, është pasojë direkte e drejtimit kriminal të buxhetimit të vitit të kaluar: një vit elektoral, një vit abuzimi dhe vjedhje me fondet publike të shqiptarëve" theksoi Bushati ndërsa shtoi se këto ato pasoja i vuan ekonomia e përbashkët dhe të ardhurat e çdo familje në veçanti.

Bushati tha se rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik do të vënë në provë stabilitetin makroekonomik, si një pasojë e pashmangshme e devijimit nga politika e konsolidimit fiskal.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›