Kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, emigrantet aplikime në vendbanimet e tyre
Emigranet tane ne Greqi dhe Itali ne tetor mund te aplikojne prane konsullatave shqiptare ne Selanik, Athine apo Rome per t’u pajisur me karten e identitetit dhe pasaporten biometrike. Ne kete menyre, qeveria krijon lehtësira te emigrantet,te cilet jane detyruar qe te kthehen ne Shqiperi per t’u pajisur me dokumentat e reja te identifikimit. Lajmi konfirmohet nga zevendës ministri i Brendshem, Ferdinant Poni, gjate nje interviste per Alsat.
“Po shohim mundësinë konkrete të hapjes së pikave të aplikimit në disa nga konsullatat e shteteve fqinjë, fillimisht në Itali dhe Greqi. Pas disa kohësh, rreth 3-4 muaj nga sot, qytetarët që banojnë në Athinë ose në Selanik do të mund të aplikojnë për pasaportën edhe atje dhe do ta marrin po atje” thotë zv/ministri i Brendshëm.
Sipas Ponit, Italia dhe Greqia, per shkak te numrit te madh te emigranteve shqiptare jane perzgjedhur si te parat per te zbatuar projektin e ri. Poni sqaron se kostoja e dokumentave qe do te leshohen nga konsullatat tona jane pak me te larta, por gjithsesi brenda kostos se prodhimit.
“Kostoja do të jetë pak më e shtrenjtë sepse i përgjigjet edhe kostos atje. Janë shërbime më të shtrenjta, sepse mirëmbajtja duhet vënë kastile. Besoj do të jetë po kaq e arsyeshme sa i kanë marrë sot dokumentat në Shqipëri shqiptarët, pra e pangarkuar nga taksat. I takon parlamentit ta vendosë, por mund të jetë diku tek 100-110 euro” tha Poni.
Sezoni i veres dhe dimrit kane edhe fluksin me te madh të kërkesave nga emigrantet per t’u pajisur me dokumentat biometrike te identifikimit.
Denada Shkodrani
Azhornuar së fundi ( e diel , 11 korrik 2010 ) < I mëparshmi