E Diel, 1 Nëntor 2026

15 vjetori i masakres së Srebrenicës, Karaxhic dekorohet ne Serbi

Ish- drejtuesi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili akuzohet për genocide për krimet e kryera në masakrën e Srebrenicës, është dekoruar me një medalje speciale nga partia serbe që ai ka themeluar 20 vjet më parë. Bashkëshortja e Karaxhiçit, Liljana Zelen, ka marrë medaljen në mungesë të së shoqit në ceremoninë e organizuar nga Partia Demokratike Serbe, një ditë përpara përkujtimit vjetor të masakrës së Srebrenicës dhe funeralit të 775 viktimave të kësaj masakre, të cilët janë nxjerrë nga varrezat massive dhe janë identifikuar gjatë vitit të kaluar.

SDS-ja është formuar më 12 korrik të vitit 1990 në Sarajevë dhe është drejtuar nga Radovan Karaxhiç që nga fillimi i luftës në Bosnjë në vitin 1992 deri më 1996, kur ai u largua nga skena politike, pasi u akuzua për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për Ish- Jugosllavinë. Karaxhiç u arrestua në Serbi në vitin 2008 dhe u ekstradua në Gjykatën e Hagës, ku është paditur për 11 krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë dhe masakrën e Srebrenicës.

Më 11 korrik 1995 forcat serbe të Bosnjës sulmuan enklavën e Srebrenicës të mbrojtur nga OKB-ja dhe vranë 8 mijë burra dhe djem myslymanë dhe i varrosën në varreza masive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›