E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetim nga Kuvendi, Imami tërheq urdhrin, Moisiu: Të shkarkohet

MINISTRI I MBROJTJES, ARBEN IMAMI (MAJTAS) URDHRI PER EMERIMIN E KOMANDANTIT TE FLOTES DETARE

Ministri anulon emërimin e kreut të Flotës dhe nis hetimin administrativ. Ish-presidenti: Topi duhet të ndërhyjë.

Ministri revokon shkresën e firmosur prej tij për emërimin e drejtuesit të Flotës Detare.

Ishte gabim shkresor, skisha qëllim kompetencat e Topit

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tërhi-qet nga urdhri për të emëruar komandantin e Forcave Detare pa dekretin e Presidentit. Pas presionit në Komisionin e Sigurisë, deklaratave të ish-presidentëve dhe shkrimeve të medias, ministri i Mbrojtjes vendosi dje të revokojë urdhrin për të emëruar si komandant të Forcave Detare Ferdinand Kreshpanin. Dy ditë më parë, Presidenca kërkoi sqarime nga ministri i Mbrojtjes për emërimin pa dekret të komandantit të Forcave Detare dhe argumentimin ligjor të këtij veprimi. Pas hapjes së debatit publik, ministri me një shkresë të publikuar dje ka deklaruar se ka revokuar urdhrin e emërimit të Ferdinand Kreshpanin si komandat i Forcave Detare, por në të njëjtën kohë, paralajmëroi marrjen e masave administrative ndaj personelit të këtij dikasteri. Urdhri nr. 94, datë 23.01.2012, i ministrit të Mbrojtjes për emërimin e komandantit të Forcave Detare, është revokuar. Bashkëlidhur gjeni edhe urdhrin përkatës. Pas revokimit të urdhrit të emërimit të kapitenit të rangut I, Ferdinand Kreshpani, si komandant i Forcave Detare, aktualisht Komanda e Forcave Detare do të drejtohet nga zëvendëskomandanti i Forcave Detare, thuhet në letrën e Imamit.
Përplasja
Përplasja midis Presidentit Topi dhe ministrit Imami vërehet dhe në argumentimin që ka shoqëruar letërkëmbimin midis dy institucioneve. Në argumentimin e tij, ministri i Mbrojtjes thekson se në muajin mars i ka propozuar kreut të shtetit tri kandidatura të kolonelëve, për detyrën e komandantit të Forcës Ajrore dhe Presidenti nuk i është përgjigjur asnjërës prej kërkesave. Në vijim, Ministria e Mbrojtjes, me shkresën nr. 1711, datë 13.3.2008, propozoi emërimin e një prej tri kandidaturave kolonelë në detyrën e komandantit të Forcës Ajrore. Nga ana Juaj nuk është proceduar për emërimin e një prej tri kandidaturave të propozuara. Duke u nisur nga këto praktika dhe në zbatim të nenit 19, pika 13, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 Për Pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ministri i Mbrojtjes vendosi emërimin e kapitenit të Rangut I, Ferdinand Kreshpani në detyrën e komandantit të Forcave Detare, thuhet në shkresën e ministrit të Mbrojtjes.
Qëndrimi i Imamit
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka sqaruar dje se emërimi i komandantit të Forcave Detare është kryer duke marrë shkas nga një precedent i vitit 2008 dhe se nuk është informuar nga stafi i tij se po kryhej shkelje ligjore. Imami gjatë një interviste për ABC Neës theksoi se në asnjë rast nuk ka pasur për qëllim të marrë kompetencat e kreut të shtetit, por urdhri i emërimit ka ardhur për shkak të mosmarrjes së informacionit nga drejtoritë në varësi. Presidenti i vendit emëron gjeneralët, po nuk emëron kolonelët dhe drejtoria jonë e personelit, duke u nisur nga një precedent i vitit 2008, kur ministri Mediu i kishte propozuar Presidentit Topi emërimin e një koloneli të Forcës Ajrore, gjë që ishte refuzuar nga Presidenti, dhe për mendimin tim me të drejtë.  Menduam se mund të vijonim me këtë emërim, por pas një analize, vendosa revokimin e urdhrit dhe marrjen e masave për përgjegjësitë që kanë çuar në këtë gabim material, me shkresat, gjë që mund të ndodhë. E sigurt është që nuk është punuar me vullnetin e keq, deklaroi ministri Arben Imami.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes

Faksimile e urdhrit të Imamit

Në përgjigje të shkresës suaj, nr. 790, datë 3.4.2012, me anën e së cilës kërkoni informacion mbi emërimin e komandantit të Forcave Detare nga ministri i Mbrojtjes dhe procedurën e ndjekur, ju sqarojmë se:
Urdhri nr. 94, datë 23.01.2012, i ministrit të Mbrojtjes për emërimin e komandantit të Forcave Detare është revokuar. Bashkëlidhur gjeni edhe urdhrin përkatës.Pas revokimit të urdhrit të emërimit të kapitenit të Rangut I, Ferdinand Kreshpani, si komandant i Forcave Detare, aktualisht Komanda e Forcave Detare, do të drejtohet nga zëvendëskomandanti i Forcave Detare. Për nxjerrjen e urdhrit të emërimit, Ministria e Mbrojtjes është mbështetur në praktikën e deritanishme të ndjekur nga ana e dy institucioneve tona. Ministria e Mbrojtjes, me shkresën nr. 1832, më 22.02.2005, propozoi emërimin e komandantit të Forcës Detare, kapitenin e Rangut I, Kristaq Gërveni. Presidenti i Republikës, z. Alfred Moisiu, me dekretin nr. 4494, më 28.02.2005, emëroi kapitenin e Rangut I, Kristaq Gërveni, komandant i Forcës Detare. Në vijim, Ministria e Mbrojtjes, me shkresën nr. 1711, datë 13.3.2008, propozoi emërimin e një prej tri kandidaturave kolonelë në detyrën e komandantit të Forcës Ajrore. Nga ana Juaj nuk është proceduar për emërimin e një prej tri kandidaturave të propozuara. Duke u nisur nga këto praktika dhe në zbatim të nenit 19, pika 13, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ministri i Mbrojtjes vendosi emërimin e Kapitenit të Rangut I, Ferdinand Kreshpani, në detyrën e komandantit të Forcave Detare. Aktualisht, mbështetur në nenin 21 të ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004, Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, është ngritur Komisioni i Veçantë i Karrierës, i cili po shqyrton oficerët për grada madhore. Në momentin më të parë, pas përfundimit të procedurave të shqyrtimit nga ky komision, do tiu përcillen kandidatët përkatës për gradim në gradën Kundëradmiral dhe emërimin në detyrë të komandantit të Forcës Detare. Ministria e Mbrojtjes po shqyrton përgjegjësitë administrative të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Moisiu: Topi duhet ti kërkojë Berishës shkarkimin e Imamit

Pse e dekretova Gërvenin në vitin 2005

Alfred Moisiu

Ish-presidenti Alfred Moisiu thotë se Presidenti Bamir Topi duhet ti kërkojë Kryeministrit Berisha shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Në një prononcim për gazetën Panorama, ish-kreu i shtetit shprehet se kreu i qeverisë duhet të ndërhynte për këtë çështje, pasi ai e njeh mirë fushën, edhe për shkak se ka qenë President. Presidenti pa ardhur deri këtu, për këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës, duhet ti kërkonte Kryeministrit shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes. Nuk e di se sa ka qenë në dijeni Kryeministri, por ai duhet të kishte ndërhyrë, sepse i njeh mirë këto gjëra, pasi ka qenë vet President. Ai i

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›