E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, pranga dy shtetasve për posedim droge

Në prangat e forcave të rendit përfunduar shtetasit Mario Zani, 25-vjeç, dhe Iv Fusha, 22-vjeç, të dy banues në Gramsh.

 Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një informacioni të marrë nga ana e Seksionit Luftës kundër Narkotikeve, u informuan se brenda ambienteve të një lokali te lagjen “Holta”, shtetasit e sipërcituar, dispononin lëndë narkotike.

Shtetasve të mësipërm, iu ushtrua një kontroll, ku gjatë kontrollit  të  ushtruar, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 400 g  lëndë narkotike e llojit Kanabis sativa, 3 telefona celularë si dhe 1 armë e ftohtë e llojit thikë.

Po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penal  ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. /Start/

                                                                                             2012-04-07 08:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›