Burreli nuk e do Skënderbeun pa kalë
"Do ta heqim Skënderbeun nga Burreli, se nuk ka kalë". Kjo është deklarata bombë e kryebashkiakut të qytetit të Burrelit, një ditë pas publikimit të lajmit se Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka vendosur të shkulë monumentin e heroit kombëtar për ta zëvendësuar me atë të Ahmet Zogut. Kryebashkiaku Skënder Lleshi sqaroi dje, për gazetën "Shqip", se ka dy arsye kryesore që çuan Këshillin Bashkiak në marrjen e këtij vendimi: "E para, busti i Skënderbeut, aktualisht nuk shihet, pasi është i mbuluar nga pemët dhe nuk ka asnjë vlerë për nga pozicioni ku është vendosur. Së dyti, busti bëhet më i pavlerë po të kemi parasysh se në të gjitha qytetet dhe vendet, ku është vlerësuar busti i Skënderbeut, ai është i vendosur mbi kalë dhe jo si në qytetin tonë, ku kemi të bëjmë me një bust të përmasave të vogla".
Në këtë kuadër, kryebashkiaku i Burrelit thotë se ka edhe një alternativë tjetër, për ringritjen e bustit në përmasat e duhura, duke e vendosur atë në kalë si kudo, por për këtë mungojnë fondet. Sipas Lleshit, për heqjen e bustit ka qenë një vendim i hershëm i marrë në vitin 2002 nga Këshilli Bashkiak i asaj kohe. Ndërkohë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të ditës së mërkurë është vendosur që busti i heroit kombëtar të zhvendoset në ambientet e brendshme të muzeut historik, ose në një nga ambientet e godinës së bashkisë dhe në vend të tij të ngrihet përmendorja me përmasa të mëdha e Ahmet Zogut. Edhe sheshi, ku do vendoset kjo përmendore e ish-mbretit, do të marrë emrin e tij, "Ahmet Zogu".