Skënderbeu dhe gjeneralët që ndryshuan historinë
Me falënderimin për gazetën "Shqip", dëshiroj të them dy fjalë para se të lexoni biografinë e shkurtër të Skënderbeut, sjellë nga përmbledhja e biografive, e titulluar "100 Gjeneralët e mëdhenj që kanë ndryshuar historinë". Botimi në fjalë, me autor italianin Andrea Frediani, është pjesë e korpusit "Fytyrat e Historisë", e shoqërisë botuese "Newton & Compton Editori", ku përveç biografive të udhëheqësve të mëdhenj ushtarakë, përfshihen edhe vepra të tilla si "Tiranët", "Njerëzit që kanë ndryshuar botën" etj. Këto vepra janë botime të viteve 2006-2008 dhe zënë vend në vitrinat kryesore të librarive italiane. Korpuset u janë dedikuar personazheve dhe veprave që kanë ndryshuar ndjeshëm rrjedhën e historisë njerëzore në përgjithësi dhe të asaj evropiane perëndimore në veçanti. Personazhet e veçuar të fushës ushtarake, politike (shpesh herë këto personazhe kanë mishëruar të dyja artet e manipulimit të masave), vijnë nga kultura e tradita të ndryshme, por pa dyshim i bashkon gjenialiteti, instinkti për të rrezikuar në kushte ekstreme fatin e tyre, të popujve dhe të vendeve. Për vetë harkun kohor të disa mijëravjeçarëve që përfshijnë këto vepra, sinqerisht nuk prisja të gjeja diçka që të kishte lidhje me personazhe shqiptarë ose ngjarje që kanë lidhje me Shqipërinë. Por, për çudinë time dhe në kundërshtim me dyshimin që na bren për vlerat tona të kërkuara, ndërmjet 100 gjeneralëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, në këtë botim zë vend edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Arsyet e përzgjedhjes së Kastriotit në qiellin e mbushur me yje të historisë botërore i jep vetë autori, shprehimisht ose tërthorazi, nëpërmjet paragrafëve ku zë vend përshkrimi i personazhit, vlerësimi dhe beteja që spikat lindjen e yllit të tij.
Pavarësisht faktologjisë së njohur për lexuesin tonë, ajo që më shtyu ta përktheja dhe publikoja këtë biografi të shkurtër të Skënderbeut ka lidhje me dëshirën time për t‘u treguar bashkatdhetarëve të mi një mënyrë se si na sheh Perëndimi ne shqiptarëve. Gjykimi i autorit vlerëson faktet e qenësishme dhe nuk është reflektim i imazhit që kemi krijuar në psikikën tonë kolektive për vetveten. Të qenit komb i vogël, më shumë sesa realitet është një fiksion që kërkon sakrifica të njëmendta njerëzore e intelektuale, për t‘u bërë i dallueshëm në skenën ku shfaqet historia e përbotshme. Në fund dua të them diçka që duhet të përkëdhelë sedrën tonë kombëtare: Asnjë betejë, personazh ose kryengritje e fqinjëve tanë, në historinë e kohëve të mesme e tëhu, nuk ka pasur rrezatim tej kufijve të rajonit e aq më pak të ketë ndikuar në fatet e qytetërimit e kulturës së përbotshme. Këtë konstatim mund ta bësh jo pa një ndjenjë trishtimi, ndërsa shfleton korpuset në fjalë. Dhe natyrshëm lind pyetja: Ku ishin ata, ndërsa një grusht shqiptarësh përballeshin me lavdi e sakrifica dy dekada e ca me superfuqinë e kohës? A kontribuuan apo nxorën përfitime nga ky shterim vetëmohues i rezervave tona njerëzore, ushtarake dhe ekonomike? Si ndodhi që këta spektatorë të kësaj drame epike, kur u ul sipari, u turrën të rrëmbejnë trojet dhe gjënë e aktorit heroik me pretendimin e stisur të aleancës së vonshme të popullit të tij me islamin?
Këto pak radhë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, besoj se ofrojnë një përgjigje shpesh të munguar, përgjigje që përligj ridimensionimin e faktorit shqiptar në Ballkan dhe rirreshtimin e tij në krahun e paqes dhe vlerave perëndimore.
Biografia e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
Mbas rënies së dinastisë së Dushanëve, në mes të shekullit XIV, territoret që bënin pjesë në mbretërinë serbe u shpërbënë në një sërë zotërimesh autonome, që qëndruan të tilla deri në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit pasardhës, kur otomanët dhe venecianët ndanë midis syresh pjesën më të madhe të trojeve ballkanike. Në vitin 1430, turqit e Muratit II mbytën tentativën e radhës të rebelimit të princërve shqiptarë, duke mundur në betejë Gjon Kastriotin, princin e Krujës, një qendër kjo 20 kilometra në veri të Tiranës. Një nga kushtet e paqes që Kastrioti u detyrua të firmoste, parashikonte që ai të dërgonte pranë oborrit të sulltanit tre nga nëntë fëmijët e vet të lindur nga martesa me një princeshë serbe, mes të cilëve edhe më të voglin, Gjergjin, që në atë kohë ishte njëzetepesë vjeç. I detyruar të kthehej në fenë islame, rioshi hyri në radhët e kuadrove të ushtrisë otomane, ku bëri karrierë si oficer, përpara se ta ridërgonin në vendin e tij me detyrën e Beut të Dibrës, me një emër të ri, Skënderbej - nga Skënder, që do të thoshte Aleksandër dhe Bej, domethënë Princ. Me këtë funksion dhe emër u prezantua ai në betejën e madhe kundër armatave kristiane të zhvilluar në Nish mbi Moravë më 3 nëntor 1443. Koalicioni i përbërë nga vojvoda i Transilvanisë, Janosh Hunadi, Mbreti i Polonisë dhe Hungarisë, Ladisllavi III dhe despoti i Serbisë, Gjergj Brankoviç, kishte mbledhur një ushtri, e cila numëronte diçka afër gjysmës së trupave të nxjerrë në fushëbetejë nga otomanët. Pavarësisht kësaj, fitorja u buzëqeshi kristianëve, falë edhe zgjedhjes së bërë nga Gjergj Kastrioti, i cili braktisi radhët turke, duke filluar kështu betejën e tij personale për pavarësinë e vendit të vet. Autoriteti i tij i madh, si dhe prestigji i lartë që kishte gëzuar i ati në sytë e fisnikëve shqiptarë, i mundësuan të merrte në zotërim Krujën dhe të formonte më 1 mars 1444 një Lidhje të princërve shqiptarë. Organizimit të ri, themeluesi i dha menjëherë një strukturë organizative dhe ushtarake, e cila i shërbeu që të ndizte një rebelim të ri. Reagimi turk u konkretizua brenda dy muajsh me krijimin e një armate, e cila hyri befasisht në territorin shqiptar, por që udhëheqësi shqiptar arriti akoma më shpejt ta befasonte dhe shkatërronte në rrafshnaltën e Torviollit.
Fitorja e Skënderbeut e konsolidoi pozicionin e tij si udhëheqës brenda Lidhjes dhe tërhoqi vëmendjen e Papës Eugjeni IV, i cili i dërgon përgëzime dhe premtime të shumta. Papa përpiqej të organizonte një kryqëzate kundër turqve, me synim shpëtimin e Konstandinopojës. Por Kastrioti mendonte se një aksion me objektiva kaq të gjera nuk e ndihmonte çështjen shqiptare dhe për më tepër nuk kishte mirëkuptimin e aleatit të tij serb, Gjergj Brankoviç. Rrjedhat e mëpasme të ngjarjeve ju dhanë të drejtë shqiptarëve dhe serbëve, pasi në nëntor koalicioni papist me përbërje kontingjentesh ushtarake nga Hungaria, Gjenova dhe Venecia u përball me një disfatë të rëndë në Varna, ku ndërmjet të tjerëve mbeti i vrarë edhe Mbreti i Polonisë dhe Hungarisë, Ladislavi III.
Pavarësisht nga kjo, menjëherë mbas betejës Këshilli i Lidhjes shqiptare hodhi poshtë propozimin për paqe separatiste që i propozuan ambasadorët e Muratit II. Me synimin për një shpagim kristian, Skënderbeu lidhi aleancë me Janosh Huniadin, i cili ndërkohë ishte bërë Mbreti i ri i Hungarisë. Veçse turqit u treguan akoma më të shpejtë, duke depërtuar në territorin shqiptar në ultësirën e Mokrenës, me një armatë prej 9000 kalorësish. Aksioni turk ishte kaq i befasishëm, sa Skënderbeut nuk i premtoi koha të grumbullonte ushtarë të tjerë dhe pati në dispozicion vetëm gardën e tij prej 3000 kalorësish krutanë. Megjithatë, ai ia doli mbanë t‘i shmangej betejës frontale në fushë të hapur, duke i tërhequr kundërshtarët në pyjet përreth, ku arriti një tjetër fitore mahnitëse. Kjo fitore e shton famën e tij në Evropë, ku e konsiderojnë betejën si një hakmarrje për humbjen e pësuar në Varnë dhe Skënderbeun si heroin e vërtetë të shpagimit kristian. Në mënyrë të veçantë e nderuan Papa dhe Alfonsi - sovrani i dinastisë aragoneze të Napolit. Por kjo lidhje ngjalli shqetësim në Venecia, e cila shikonte në aksin Shqipëri-Napoli një kërcënim për sundimin e saj në Adriatik.
Venecianët u dorëzohen lutjeve dhe lajkave të Sulltanit Murati II dhe sulmojnë bregdetin dalmat në vitin 1448, duke pushtuar Durrësin dhe Shkodrën, ndërsa turqit nisin një ofensivë në thellësi të territorit shqiptar, duke mbërritur në vitin 1450 në rrethinat e Krujës, të cilën e rrethojnë, por pa arritur ta pushtojnë. Në këtë pikë, Skënderbeu nuk mund të refuzonte më mbështetjen e Mbretit Alfonso dhe kështu, me Traktatin e Gaetës të 26 marsit 1451, u riformua Lidhja Shqiptare nën mbrojtjen e Mbretit të Napolit, i cili synonte të bëhej nxitës i një kryqëzate të re.
Ekuilibri i forcave ndryshoi totalisht në vitin 1453, me rënien e Kostandinopojës nën sundimin e turqve të udhëhequr nga sulltani i ri, Muhameti II. Tashmë nuk flitej më që thjesht të organizohej një kryqëzatë, por që të krijohej një koalicion mbrojtës kundër ekspansionit mysliman në Evropë. Në këto rrethana, as Venecia nuk mund t‘u shmangej detyrimeve që lindnin për shtetet e krishtera. Por me vdekjen e Mbretit Alfons në vitin 1458 dhe kalimin e pushtetit tek i biri, Frederiku, në Mbretërinë e Napolit, nisën revoltat e zotërinjve lokalë të mbështetur nga francezët, çka e detyroi Skënderbeun të drejtonte vëmendjen e tij në Perëndim, në vend që të përballohej në Lindje. Duke mos iu shmangur aleancës, udhëheqësi shqiptar zbarkoi me ushtrinë e tij më 25 gusht 1461 në Trani. Ferdinandi i besoi gjithë frontin puliez, duke i dhënë si qendër kështjellën e Barletës, ndërsa mbreti luftonte në veri me Dukën e Milanos, Alesandro Sforza. Skënderbeu e kreu detyrën e tij me një përpikëri rigorozisht skrupuloze; duke përdorur Barletën si bazë, ai lëshohej në inkursione ndëshkuese në territoret e baronëve rebelë, ku krijonte shkatërrime dhe varfëri. Mjaftuan tre muaj të strategjisë së tij që rebelët e kryesuar nga Princi i Tarantos të kërkonin paqe dhe ishte po vetë Skënderbeu ai që hyri ndërmjetës te Ferdinandi që paqja të bëhej. Ndërkohë, në Shqipëri nuk ishte zvogëluar presioni i Muhametit II, i cili gjatë vitit 1462 nisi tri armata njëra pas tjetrës, armata të cilat pësuan disfata. Pavarësisht kësaj, princat shqiptarë mendonin se ishin në limitet e forcave të tyre dhe nuk mund të rezistonin më, kështu që në vitin 1463 firmosën një paqe dhjetëvjeçare me sulltanin, edhe pse Skënderbeu nuk ishte i të njëjtit mendim. Kjo paqe pati vetëm pak muaj jetë. Papa Piu II, ashtu si paraardhësi i tij deri në betejën e Varnës, nuk kishte hequr dorë nga ideja e kryqëzatës; me këtë synim shtyu Venecian dhe Shqipërinë të thyejnë në nëntor të po atij viti traktatin e paqes dhe të rifillojnë operacionet ushtarake, operacione të cilat Skënderbeu i drejtoi duke kaluar menjëherë në sulm. Me inkursione shkatërruese në fshatrat otomane afër kufirit, Skënderbeu provokon nisjen e një ushtrie otomane ndëshkuese, ushtri të cilën e mund në betejën e zhvilluar afër liqenit të Ohrit më 14 gusht 1464. Fatkeqësisht, kryqëzata u mbyt në lindje e sipër, për shkak të vdekjes së Papa Piut II dhe të interesit të pakët të venecianëve, të cilët në llogari të fundit ishin të interesuar më tepër për një marrëveshje me turqit, se sa një luftë me ta. Dhe kështu, Skënderbeu papritmas u gjend i vetëm në frontin me kolosin otoman, i cili përfitoi për ta vënë përballë një serie sulmesh mbresëlënëse gjatë dyvjeçarit 1465-66. Megjithëse gjithmonë e më me vështirësi, Skënderbeu ia doli mbanë t‘u rezistonte edhe këtyre valëve sulmesh, por në limit të forcave të veta u detyrua të shkojë personalisht te papa Paolo II dhe nëpërmjet tij të kërkojë ndihmën e Perëndimit. Papa dhe Ferdinandi i Napolit i dhanë ndihma të konsiderueshme, por strategu shqiptar ishte i vetëdijshëm se vetëm pjesëmarrja e Venecias në luftë mund ta shpëtonte nga morsa në të cilën Muhameti ishte duke e mbyllur përditë e më tepër Shqipërinë. Për t‘i shpëtuar një fundi të afërt, Skënderbeu mbledh edhe njëherë në Lezhë Këshillin e Lidhjes, por pikërisht në atë moment u bë viktimë e një krize ethesh, të cilat i shkaktuan vdekjen më 17 janar 1468. Vdekja e Skënderbeut shënoi edhe fundin e lidhjeve të Shqipërisë me Evropën Perëndimore, duke e lënë kështu vendin e tij, të cilit i kishte dhuruar një tjetër njëzetvjeçar pavarësie, pre të përmbytjes otomane.
Vlerësimi
Skënderbeu ishte mjeshtër si në taktikat guerrile e betejat ballore, ashtu edhe në organizimin e ushtrisë dhe fushatave, ku vuri në zbatim eksperiencën e tij të përfituar pranë asaj që konsiderohej ushtria më e mirë në botë. Në çdo aksion luftarak, udhëheqësi shqiptar ju jepte përparësi pritave që ngrinte kundër kolonave armike në marshim, por edhe kur ndodhej përballë ushtrisë së rreshtuar në fushë të hapur për betejë, rezervonte një kontingjent të fshehur, i cili ndërhynte në shpinë të armikut dhe e tërhiqte në pyje, ku midis pemëve dhe shkurreve epërsia numerike e armatave otomane nuk kishte vlerë dhe sulmet shqiptare të ardhura nga shumë drejtime rezultonin të paparashikueshme dhe të vështira për t‘u përballuar. Për llojin e luftës që Skënderbeu krijoi, ngjizi gjithashtu një tip të ri luftëtari ad hock, një kalorës i armatosur lehtë, por jashtëzakonisht i stërvitur, në gjendje të godiste në thellësi të rreshtimit armik dhe të tërhiqej e shkëpuste lidhjet me kundërshtarin me po aq shpejtësi. Ndërmjet njerëzve të tij, veçohet garda, e përbërë nga 3000 elementë të përzgjedhur nga bashkëqytetarët e Krujës, me të cilët udhëheqësi kishte lidhje të ngushta. Skënderbeu i njihte të gjithë personalisht dhe kujdesej si për jetesën dhe banesën e tyre, ashtu edhe për pajisjen luftarake dhe pagesën. Preferonte zhvendosjet natën, i mësonte me këtë mënyrë njerëzit e tij që të ishin të familjarizuar gjatë operacioneve luftarake në errësirë. Së fundmi, Skënderbeu krijoi një rrjet kapilar të shërbimit informativ, duke vendosur njerëz të besuar në fshatrat kufitare, me qëllim që ta paralajmëronin për lëvizjet e turqve, duke pasur kështu mundësi të përgatitej në kohë për kundërveprimin.
Beteja: Torvioli
Reagimi turk për tradhtinë që ju bëri Skënderbeu në Nish, u konkretizua me një ndërhyrje të kryer nga një armatë e përbërë prej 15000 këmbësorësh dhe 10000 kalorësish. Por udhëheqësi shqiptar ishte jo më pak i shpejtë dhe, pasi grumbulloi trupat e tij në Kashar, afër Tiranës, lëvizi për takimin me pushtuesin në rajonin e Dibrës së Ulët, duke zgjedhur si vend përplasje rrafshnaltën e Torviollit. Këtu, në fakt, fusha ishte e rrethuar nga pyje, në të cilat udhëheqësi shqiptar mund të fshihte kavalerinë e vet. Kështu pozicionoi 3000 trupa pas pemëve, për t‘i përdorur në çastin kur fati i betejës do ishte i pavendosur, në mënyrë që ta kalonte shigjetën e peshores në favor të tij. Ushtria turke shfaqet më 28 qershor 1444 dhe, duke parë forcat e pakta kundërshtare të rreshtuara në rrafshnaltë, u lëshua në sulm. Pas luftimeve të ashpra që zgjatën deri në pasdite, Skënderbeu urdhëroi daljen e kavalerisë së fshehur, e cila vrullshëm goditi në shpinën e radhëve armike tashmë të lodhura dhe të pazonja të përballonin përplasjen. Turqit ia dolën t‘i rrëshqisnin darës ku i kishte futur dhe po i shtrëngonte udhëheqësi shqiptar, vetëm pasi lanë në fushëbetejë 10000 të vdekur, përballë 3000 të rënëve shqiptarë, në mes të së cilëve, fatkeqësisht, shumë princër.