E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fritzl: Kam lindur për të përdhunuar

Austriaku që abuzoi për 24 vjet
me të bijën, duke e mbajtur
atë në qilarin e shtëpisë dhe duke
sjellë në jetë disa fëmijë, i zbuluar
muaj më parë, mësohet të ketë
deklaruar se "kishte lindur për të
përdhunuar". Këto fraza kanë
dalë nga një raport mjekësor i
psikiatrit të monstrës. Në të, më
tej, thuhet se Fritzl i është rrëfyer
mjekut se e ëma e poshtëronte në
fëmijëri dhe se kishte brenda
vetes një damar djallëzor dhe se
mund të ishte sjellë shumë më
poshtërsisht se aq nëse do t‘i ishte
dhënë mundësia. Fritzl bëri shtatë
fëmijë me vajzën e tij që ndodhej
në qilar. Gjyqi i kriminelit do të
nisë muajin e ardhshëm. Në
raportin mjekësor thuhet se austriaku
kishte bërë përpjekje për
shumë kohë që ta mbante veten
nga instinkti i të përdhunuarit dhe
se gjithçka kishte nisur nga sjellja
provokuese dhe poshtëruese e së
ëmës ndaj tij në fëmijëri. Kjo sjellje,
sipas tij, e kishte bërë mosbesues
ndaj njerëzve përreth dhe
shpresëhumbur ndaj besnikërisë
dhe dashurisë së tyre. Sipas tij, ajo
që kishte bërë me vajzën vinte nga
dëshira dhe nevoja e brendshme
për të pasur një njeri të tërin për
vete, një person që nuk do ta linte
kurrë, pasi ai nuk do të kishte
mundësinë ta bënte një gjë të tillë
duke qenë i mbyllur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›