Rrëfimtari i muzikës italiane
Mendoj se një ëndërr e tillë nuk do të kthehet më kurrë, e lyeja fytyrën dhe duart me blu... Kështu do ta niste të famshmen "Volare" Domenico Modugno, një nga më të mëdhenjtë e muzikës italiane, këngë me të cilën ai ndryshoi rrjedhën e muzikës italiane më shumë se gjysmë shekulli më parë... Pas daljes në skenë të Modugnos me atë që më pas u kthye në këngën italiane më të famshme të të gjitha kohërave, muzika e "bel paese" nuk ishte më e njëjta...
Si në një libër ku lexuesi shfleton faqet një e nga një, ashtu edhe nostalgjikët e admiruesit e më të mëdhenjve të muzikës italiane ndër vite, kanë qenë pjesë e koncertit "Këngë të bukura dhe Autorë të mëdhenj". Domenico Severino vjen për herë të parë në Shqipëri, e megjithatë është në dijeni të asaj lidhjes së ngushtë, të cilën shqiptarët kanë me muzikën italiane. Ky fakt e bën të ndihet më i sigurt për sa i përket koncertit, i cili për publikun mbart edhe nota nostalgjie brenda. "E shikoj si një moment shumë të madh komunikimi këtë koncert, sepse ka këngë italiane që mbërrijnë vërtet në zemër dhe e tillë duhet të jetë muzika, fillimisht ajo duhet të mbërrijë në zemër", thekson ai.
Maestro Domenico Severino ka sjellë në Tiranë, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, 50 vite të muzikës italiane, në një koncert ku ka ai vetë ka përzgjedhur këngët e të gjithë autorëve që kanë bërë historinë e muzikës. "Kam përzgjedhur nga vitet ‘50 deri në 2000, sepse këtu nis ndryshimi i muzikës italiane, ky ndryshim nis me "Volare" të Domenico Modugnos, pas kësaj kënge, gjithçka nis të bëhet më moderne. Deri në atë kohë kënga italiane ishte më e ëmbël dhe vetëm dëgjohej në radio, por me Modugnon ajo nis jo vetëm të ndryshojë ritëm, por vetë këngëtari nis të shfaqet në televizion", thotë pianisti, këngëtari dhe kompozitori italian, Domenico Severino.
Bashkë me Modugnon, nën interpretimin e Severinos dhe bandës së tij, në skenën e TKOB, "u ngjitën" edhe Adriano Celentano, Gianni Morandi, Lucio Dalla, Francesco De Gregori, Nomadi, Lucio Battisti, Gino Paoli, Roberto Veçhioni, Paolo Conte, Renzo Arbore, Mina, Fred Buscaglione, Peppino Di Capri, Edoardo De Crescenzo, Totò, Renato Carosone e shumë të tjerë...
Severino, të cilit i pëlqen të quhet pianist dhe kompozitor, edhe një interpretues shumë i mirë, ka sjellë në këtë rrugëtim të muzikës italiane të gjithë ata këngëtarë e autorë, të cilët kanë lënë gjurmë në muzikën italiane moderne. "Ky është rrugëtimi që rrëfen edhe identitetin e ri muzikor italian, sepse në këto vite ka ndryshuar mënyra e të kënduarit, e të bërit muzikë, por edhe vetë mënyra e të ofruarit muzikë", vazhdon më tej ai. Maestro ka zgjedhur që këngët të mos vijnë sipas një rendi të caktuar. "Ato vijnë në një rend më pak të rregullt, por, gjithsesi, kanë lidhje me njëra-tjetrën. Edhe pse jo në një rend të caktuar kronologjik, koncerti përpiqet të japi një ndryshim të saktë të identitetit të muzikës italiane", shton ai.
Së bashku me këngëtarët e mëdhenj dhe me këngët e mëdha të muzikës italiane, Severino propozon edhe ata që u cilësuan në të njëjtën kohë edhe poetët e mëdhenj të muzikës italiane, sepse, mes të tjerash, komponenti më i rëndësishëm i këngës italiane është pikërisht poezia e saj. "Janë këngë që të prekin zemrën, shpirtin. Sepse kënga italiane, ashtu si piktura, apo skulptura, apo vetë arti italian në përgjithësi, është diçka që neve na identifikon si popull", thotë ai.
"Këngë të bukura dhe autorë të mëdhenj", është një koncert me të cilin Domenico Severino shëtit shpesh në Itali e më gjerë, sepse është gjithnjë kënaqësi të dëgjosh përreth dy orë suksese të mëdha italiane, gjithashtu ai është një rrëfyes dinjitoz i kulturës italiane. "Ky koncert të jep mundësi të bësh një xhiro në epoka të ndryshme të Italisë. Sepse e nis me këngët e ëmbla "të natës" (Italia është vendi i jetës së ëmbël), më pas nisin ato që quhen këngët e protestës me "Io Vagabondo" i Nomadi, apo me këngët që na vijnë si një klithmë për paqe, të gjitha këto ne mund t‘i dëgjojmë duke shfletuar këtë libër të madh të autorëve të mëdhenj italianë. Kam sjellë ndër të tjerë edhe autorë që kanë punuar për muzikën italiane, siç është Renzo Arbore, i cili ka një kontribut të madh në muzikën napolitane në nivel ndërkombëtar".
Për sa u përket këngëve të pas viteve 2000, maestroja thotë se ende nuk ka dalë ndonjë këngë, e cila të jetë kaq e fuqishme dhe të zërë vend në historinë e muzikës italiane. "Nëse do të ketë, unë me shumë kënaqësi do t‘i bëj asaj vend në koncertin tim, por nga ky vit e më pas le të themi se këngët kanë ndryshuar, nuk kanë një subjekt kaq konkret, nuk ka më një linjë", komenton ai.
E mes gjithë këngëve të mrekullueshme italiane, kompozitori të cilit i pëlqen të quhet edhe interpretues (për të interpretimi është diçka personale, që nuk ka të bëjë as me të qenit pianist, kompozitor a këngëtar) njërën prej tyre e do pak më shumë, e veçon mes të tjerave sepse "Penso a te" e Lucio Battistit për të, por edhe për të gjithë brezin e tij (40-vjeçarët) përfaqëson një pikë referimi. Si kompozitor, maestro Domenico Severino është duke punuar për kompozimin e një kënge titulluar "Amore Napoletano". Këngëtarin, i cili do t‘i japë jetë këngës, Domenico nuk e tregon, por thotë se është mjaft i njohur për publikun. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme për maestron italian është fakti se duke ecur përpara është e mundur për t‘u kthyer mbrapsht e për t‘i bërë gjërat më mirë.
Maestro Domenico Severino, është njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i shumë emocioneve të njohura italiane. Përveç tyre, ai ka zhvilluar turne të shumtë në vende si Bejruti, Athina, Tajvani, Madridi, Brukseli, Tel Avivi, Stokholmi etj. Ai është diplomuar në muzikë pranë Universitetit të Bolonjës, ndërsa është edhe presidenti i shoqatës kulturore "A.M.S" Art, Muzik dhe Spektakël në Kalabri.