E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode firmos kredine per Tirane-Elbasan

Fondi per Zhvillim "Abu Dhabi" (ADFD) ka nenshkruar nje marreveshje per te siguruar nje kredi koncesionare prej

183.5 milione dollare per qeverine e Shqiperise. Lajmi i bere me dijeni nga mediat e Emirateve te Bashkuara Arabe, pohon se fondi ne fjale do te perdoret per projektin e rruges Tirane-Elbasan. Duke shtuar gjithashtu faktin se marreveshja e kredise ne fjale u nenshkrua nga drejtori i Pergjithshem te ADFD-se, Muhamedi Saif Al Suwaidi, si edhe nga ministri shqiptar i Financave, Ridvan Bode. Ndersa ceremonia e nenshkrimit te kredise u zhvillua ne seline e ADFD-se, ne Abu Dhabi. "Kjo nisme reflekton direktivat e udheheqjes sone per te mbeshtetur rritjen e qendrueshme socio-ekonomike te vendeve ne zhvillim. Permes ketij projekti te rendesishem, ne do te permiresojme levizjen e transportit midis Tiranes, kryeqytet i Republikes se Shqiperise dhe Elbasanit, nje nga qytetet me te rendesishme ekonomike te saj. Projekti gjithashtu, do te kontribuoje ne reduktimin e kohes per udhetimet ne mes dy qyteteve, duke minimizuar aksidentet dhe duke shtuar ne rritjen ekonomike te Shqiperise", tha Al Sueaidi.

Nga ana e tij, ministri shqiptar i Financave shprehu vleresimin per mbeshtetjen e dhene nga ADFD-ja per realizimin e ketij projekti rrugor. Ai tha: "Ky projekt do te lehtesoje levizjen e individeve dhe te automjeteve mes qyteteve kryesore, duke mbeshtetur planet e qeverise per te rigjalleruar dhe pershpejtuar progresin shoqeror dhe ekonomik".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›