Burri e rrihte përditë, nuk duron më dhe var veten me shall
08/01/2009 Policia arrestoi 45-vjeçarin, e rrihte edhe pse ishte e mbrojtur nga gjykata
TIRANË- Ashtu siç ndodh prej të paktën 18 vitesh, dhuna në familje nuk kishte si të mungonte këtë vit, por kësaj radhe gruaja që rrihej sistematikisht nga burri i saj nuk mundi të duronte më tej dhe vari veten në shtëpi. Gruaja 27-vjeçare nuk kishte mundësi ta denonconte herë të tjera dhunën që ushtrohej nga i shoqi sepse disa herë kishte bërë kallëzim në polici e madje gjykata kishte nxjerrë një urdhër-mbrojtjeje për të. Bashkëshorti dhe pjesëtarët e tjerë të familjes e gjetën të varur me shall dhe lajmëruan policinë, por kjo e fundit, pasi ka marrë të gjitha dëshmitë i vuri prangat 45-vjeçarit, pasi ai i shkaktoi vetëvrasjen. Shërbimet e komisariatit të policisë nr. 5 Tiranë kryen ndalimin e shtetasit Besnik Hasa, 44 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të vjedhjes. Ndalimi i tij u krye pasi rezulton se është autor i dyshuar i shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, shtetases Elisabeta Hasa, 27 vjeçe, e cila rreth orës 02.00 të ditës së djeshme, ka varur veten me një shall në dritaren e banesës së saj. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet e përpiluara në ngarkim të shtetasit Besnik Hasa i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, si autor i konsumimit të veprës penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal. Në një seminar kombëtar të pak ditëve më parë drejtues të policisë thanë se për vitin 2008 ishin regjistruar 615 kallëzime të grave, të cilat denonconin burrat e tyre për dhunë fizike. Sakaq, mendohet se ky numër është më i madh, por gratë kanë ende frikë të bëjnë denoncimet. Por nuk janë vetëm gratë që dhunohen. Para pak ditësh në Kamzë u arrestua një grua sepse rrahu burrin e saj dhe fëmijët, teksa policia vendosi që ajo të mos u afrohej më atyre më afër se një distancë prej 300 metra.