Fishekzjarrët, ndotje e lartë në pak minuta
08/01/2009 Shifrat tregojnë se niveli i zhurmave rezulton problematik krahasuar me normat e OBSH-së
Zhurmat dhe ndotja e shkaktuar në ambient natën e ndërrimit të viteve rezulton të jetë disa herë më e lartë sesa normat e lejuara nga organizmat ndërkombëtarë. Për herë të parë gjatë këtij viti Instituti i Shëndetit Publik ka monitoruar nivelin e ndotjes akustike të shkaktuar në ditën festive nga plasja e shumtë e fishekzjarrëve. Studimi i plotë në lidhje me nivelin e ndotjes do të publikohet në ditët në vijim, së bashku dhe me shkallën e rrezikshmërisë që paraqesin nivele të tilla.
Ndotja
Edhe kësaj radhe matjet e kryera kanë treguar se vendi ynë krahasuar me shtetet e tjera paraqet një nivel shumë të lartë të ndotjes, konkretisht të asaj të shkaktuar nga plasja pa kriter e fishekzjarrëve në ditët festive. Analizat e bëra në laboratorët e ISHP-së kanë treguar se zhurma e shkaktuar natën e ndërrimit të viteve arriti në nivelin e 108 decibelëve. Ndërsa kufiri i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është 78 decibel dhe kalimi mbi këtë nivel bëhet shqetësuese dhe e rrezikshme. Një situatë e tillë tregon rrezikshmërinë që u kanoset qytetarëve veçanërisht për dëgjimin. Shefi i departamentit të mjedisit dhe ajrit në ISHP, Arben Luzati, është shprehur se këto shifra shkaktojnë dëme të konsiderueshme në dëgjim, sidomos te grupet vulnerabile, pa llogaritur djegiet nga fishekzjarrët. Si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga përdorimi i këtyre lëndëve, gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit katër persona kanë përfunduar në urgjencë me plagë të rënda, teksa shifra është shtuar më tej me kalimin e orëve të para të vitit të ri. Komplikacionet e paraqitura kanë qenë ato të djegieve, probleme me shikimin si dhe dobësim të dëgjimit. Mjekët pohojnë se këto probleme mund të theksohen edhe më shumë me kalimin e viteve dhe për këtë duhet treguar kujdes veçanërisht me moshat e vogla.
Vëzhgimi
Monitorimi i zhurmave dhe për festa do të vijojë, duke siguruar kështu statistika për situatën që krijohet. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik theksojnë se pas raporteve të dala i takon pushtetit vendor, por dhe atij qendror, të hartojë rregullore, të cilat duhet të respektohen nga qytetaret, me qellim eliminimin e dëmeve që rrezikojnë shëndetin e tyre, plasjet pa kontroll të këtyre lëndëve në ditët e festave.
Vëzhgimet
Ndotja akustike 2-5 herë më e lartë se normat
Ashtu siç është pohuar dhe nga studimet e kryera prej organizmave ndërkombëtarë, rezulton se vendi ynë vazhdon të vuajë nga niveli i lartë i zhurmave akustike. Shifrat tregojnë një situatë të rënduar, pasi rezultojnë të jenë në vlerë të përafërta si ato të shkaktuara gjatë natës, ashtu dhe gjatë ditës. Kjo situatë problematike nuk është vetëm në kryeqytet, ku një ndër shkaktarët e këtyre zhurmave llogaritet të jetë qarkullimi i automjeteve dhe ndërtimet e shumta, por edhe në rrethe, që paraqesin një situatë kritike me nivel të lartë zhurmash, nivel i cili llogaritet të jetë 2 deri në 5 herë më i lartë se normat që raportojnë shtetet e tjera fqinje (kjo e ndarë sipas zonave). Pak kohë më parë është pohuar se nxënësit e shkollave janë kategoria që po vuan më shumë nivelin e lartë të zhurmave gjatë ditës. Kjo për faktin se shkollat janë ngritur pranë rrugëve, ku ndotja akustike është në shifra maksimale, ndërkohë që shoqërohem me pasoja tepër të rënda për komunitetin.