Burri kallëzon ish-gruan për grabitjen e 75 milion lekëve
06/10/2009 38 vjeçari nga Bërzhita thotë se gruaja ka falcifikuar aktin e pronësisë
TIRANE- Megjithëse martesa e tyre zgjati më pak se dy muaj, burrë e grua nga komuna Bërzhitë e Tiranës, kanë gjetur kohën që secili prej tyre të plotësojë të gjitha procedurat që duhen ndjekur në bankë, për të qënë pronari legjitim i 75 milion lekëve të vjetra që ishin të mbyllura në një llogari bankare. Mirëpo kur martesa e tyre ka marrë fund, shtetasja me inicialet E.P. 30 vjeçe, ka pretenduar se shuma prej 75 milion lekësh e depozituar në njërën nga bankat e nivelit të dytë në vend, i përket me dokumenta asaj dhe jo ish-burrit me inicialet F. C. 38 vjeç. I ndodhur në kushtet e heqjes së të drejtës të tërheqjes së lekëve të tija nga banka, ky i fundit i është drejtuar pak ditë më parë Prokurorisë së Tiranës, në të cilën ka depozituar një kallëzim penal në ngarkim të ish- bashkëshortes së tij, shtetases 30 vjeçare E.P. Në pretendimet që shtron i dëmtuari thohet se: “duke qënë në dijeni të një shumë mjaft të madhe financiare të depozituar në bankë, ish-gruaja ka falcifikuar aktin e pronësisë së lekëve që lëshon banka, duke pretenduar se paratë nuk janë në pronësinë timë por të saj. Të ndodhur në këtë situatë të paqartë, aktualisht banka ka ngrirë shumën financiare prej 75 milion lekësh të vjetra, vendim ky që ka sjellë paralizimin e punës në një investim që aktualisht unë po kryhej.” Kallëzimi është marë nga njësia hetimore Task-Forcë, ku për ti dhënë zgjidhje kësaj situate, pritet që në ditët në vazhdim ekspertët e organit të akuzës të ballafaqojnë dy shtetasit, që pretendojnë se janë pranarë të shumës financiare prej 75 milion lekësh. Ndërkohë që në listën e personave që do meren në pyetje do të jenë edhe disa prej punonjësve të bankës, të cilët kanë kryer veprime në llogari të kësaj shumë. Hetuesit kanë ngritur dyshime se gjatë kohës së martesës shtetasi me inicialet F.C., me vetëdijen e tij ka pranuar që lekët ti hedhë në pronësi të dy emrave, atë të grua dhe të tijin. Mirëpo duke qënë se punët e martesës nuk rrodhën ashtu siç kishte parashikuar çifti, 38 vjeçari kërkon që vlerën financiare ta ketë të gjithën për vetën. Ekspertët thanë se në qoftëse ish-bashkëshortja e tij, do ta ketë të rregullt aktin e pronësisë së lekëve, atëherë kallëzimi do i dërgohet gjykatës së Tiranës, e cila do të vendosë ndarjen ose jo të shumës financiare në dy pjesë.
Falcifikimi i pronësisë
Specialistët e njësisë hetimore Task-Forcë thanë se në ditët të vazhdim do të marin në pyetje shtetasen e kallëzuar me inicialet E.P, e cila pretendon se është bashkëpronare e shumës së parave prej 75 milion lekëve të vjetra. Burimet thanë se do të kryejnë një analizë shkencore për të vërtetuar, origjinalitetin e dokumentit që zotëron 30 vjeçaria nga kryeqyteti. Në qoftëse ekspertiza do të nxjerrë se akti i pronësisë është i falcifikuar, atëherë prokuroria do të ngrerë ndaj saj akuzën e “falsifikimit të dokumentave” me pasojë tjetërsimin e pasurissë së tjetrit. Pritet që në pyetje të meren edhe disa prej punonjësve të bankës.