E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Çmimi i energjisë, ERE në mbrojtje të konsumatorëve

05/10/2009  Këshilli Mbikëqyrës emëron drejtori e ri të KESH-it, Muharrem Stojkun

Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të dëmtojë konsumatorët. Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, theksoi dje se Enti Rregullator i Energjisë do të shfrytëzojë mekanizmat që ka në dispozicion në mënyrë që rritja e çmimit të mos bëhet në masën që kërkon OSSH-ja, tashmë e privatizuar. “Nga momenti i aplikimit deri në momentin e vendimit ka shumë hallka, të cilat mund të funksionojnë dhe do të funksionojnë për të mos qenë situata kaq problematike siç duket në pamje të parë. Enti Rregullator ka detyrim ligjor që të studiojë me përgjegjësi këtë aplikim, të bëjë llogaritjet teknike, financiare, ekonomike me përgjegjësi të lartë për të parë sa realiste është kërkesa që vjen nga OSSH-ja. Unë jam i prirur të besoj që Enti Rregullator e ka shumë të qartë detyrën e vet, mbrojtja e konsumatorit shqiptar dhe jo dhënia e favorizimeve për ndonjë kompani apo dhe ndonjë tjetër”, - deklaroi ministri Prifti. Qeveria nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e tarifave, pasi ligji ia njeh këtë të drejtë vetëm ERE-s. OSSH-ja ka kërkuar që çmimet e energjisë të rriten me 23 për qind. ERE do të vendosë brenda 10 ditësh për nisjen ose jo të shqyrtimit të kërkesës dhe brenda datës 15 dhjetor të këtij vitit, sipas procedurës do të dalë me një vendim zyrtar për çmimet e reja të energjisë në vend. Po dje, ministri i Ekonomisë bëri të ditur se drejtori i ri i KESH-it, pas dorëheqjes së Gjergj Bojaxhiut dy ditë më parë do të jetë Muharrem Stojku. Vendimi u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i KESH-it, me kryetar Pjetër Demën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›