Lirohet kreu i Hipotekës, arrestimi i paligjshëm
06/10/2009 Vendimi nga gjykata e Vlorës. Eduard Banushi detyrim me paraqitje në polici
VLORE- Ndalimi i kreut të ZRPP të Vlorës dhe disa personave të tjerë të vënë në pranga në kuadër të një çështje pronësie, cilësohet i paligjshëm. Për këtë arsye kreu i hipotekës Vlorë dhe disa të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre janë lënë në arrest shtëpie. Vendimi është konkretizuar dje në seancën e dhënies së masës së sigurisë ndaj tyre, në Gjykatën e Faktit të Vlorës. Seanca është gjykuar nga Thoma Nika, gjykim ky që është kontestuar nga prokurori i akuzës Sokol Malaj. Duke vlerësuar se kishte vend për dyshime për gjykim të njëanshëm nga ana e gjyqtarit, i cili nuk ishte vendosur sipas shortit, Malaj ka kërkuar shkarkimin e tij si drejtues i seancës. Procedurat pas kësaj kanë vijuar nën drejtimin e gjyqtarit Fuat Muka, i cili pasi ka dëgjuar argumentet e dhëna nga prokurori Malaj, por edhe kundërshtitë e palës mbrojtëse ka vendosur që gjykimin ta vazhdojë gjyqtari Thoma Nika.
Arrestimi dhe hetimet
Hetimet për kreun e hipotekës kanë filluar duke marrë shkas pas denoncimit të bërë nga një qytetare për një pallat dhe distancat që nuk janë respektuar. Një fakt i tillë është bërë i ditur dje në sallën e gjyqit nga ana e akuzës. Duke ju referuar një sipërfaqe prej 611 metër katror, prokurori i çështjes Sokol Malaj tha dje në sallën e gjyqit se është arritur të provohet se nga ana e kreut të ZRPP-së të Vlorës, një pronë shtetërore është kthyer në pronë private me vulën e vënë nga hipoteka, pavarësisht se një gjë e tillë nuk ishte e bazuar në dokumentacionet e duhura. Kështu, për rastin në fjalë ai tha se është nxjerrë vërtetim pronësie nga hipoteka, duke shkelur shumë procedura. Sipas tij, fillimisht është bërë një denoncim nga një qytetar për mosrespektimin e distancave për zbatimin e ndërtimit të një pallati, si dhe është regjistruar një sipërfaqe me dokumente të falsifikuara. Kallëzimit i është bashkuar dhe një tjetër i tillë nga vëllai i të akuzuarit Oard Begaj, për përfitim pronësie me dokumente të falsifikuara. Teksa ka renditur dokumentacione të dhëna për këtë pronë, prokurori i çështjes tha se ka fakte të mjaftueshme që vërtetojnë se zyrtarët e hipotekës kanë bërë në një kohë shumë të shpejtë regjistrimin e një prone, duke shkelur ligjet e shtetit. Sipas tij, janë pranuar në kuadër të kësaj edhe dokumente të falsifikuara, si dhe duke u mohuar pronës shtetasve të tjerë. Ai ka vlerësuar arrestimin të ligjshëm, duke kërkuar për tre të akuzuarit arrest në burg, pasi sipas tij kanë konsumuar elementë të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa paraqisnin rrezikshmëri për t’u larguar.
Pala mbrojtëse ka quajtur arrestimet të paligjshme, si dhe ka pohuar se personat në fjalë nuk përbënin rrezikshmëri për të ikur pas hapjes së çështjes në gjyqësor ndaj tyre. Avokatët Genci Gjokutaj dhe Kastriot Brahimuco thanë se kjo mund të quhej një çështje teknike dhe të rregullohej në bazë të gjithë normave ligjore, duke mos mbajtur në burg personat. Ata thanë se nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore dhe kërkuan lirimin e tyre, ose si masë alternative detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore. Regjistruesi Banushi ka preferuar që një pjesë të mbrojtjes ta bëjë vetë, pikërisht sqarimin e pozicionit të tij në lidhje me përpilimin e dokumentacioneve që janë objekt hetimi. Ai ka mohuar të ketë pasur njohje me të akuzuarin Begaj, pretenduesin e pronësisë së truallit që është bërë objekt gjykimi, ndërkohë që u është referuar hapësirave ligjore për dhënien e dokumentacioneve. Gjyqtari Nika, ndërsa ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e shtetasve, ka dhënë për ish-nëndrejtorin e ZRP-së të Vlorës, Viktor Kulaj dhe biznesmenin Oard Begaj masën e arrest shtëpie, ndërsa për Eduard Banushin, detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore. Kreu i ZRPP-së të Vlorës ka zgjedhur për t’u mbrojtur nga avokati Genci Gjokutaj, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë janë përfaqësuar nga avokati Kastriot Brahimuço. Arrestimi i tre personave dy ditë më parë u bë në kuadër të operacionit “Fillimi i vjeshtës”, operacion ky i realizuar nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me struktura të Krimit Ekonomik dhe Prokurorisë së rrethit Vlorë.