E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret bashkëshorten para syve 3 fëmijëve të mitur, pranga burrit

KUKES-Krimi brenda familjes godet sërish. Bashkëshorti me probleme mendore vrau sot gruan e tij, nënë e 3 fëmijëve të vegjël.

Policia ben te ditur se ngjarja e rëndë është shënuar në oret e para të mëngjesit të sotëm në Kukës në fshatin Kollovoz, kur pas një grindjeje per motove banale Irfan Biba 45 vjec ka vrarë me automatik me 3 plumba gruan e tij, Arze Biba, 35 vjec. Ngjarja u shënua në banesen e ciftit në momentin kur tre fëmijët ndodheshin aty.
Autori u largua nga vendgjarja dhe u arresua nga policia pas 6 orë ndjekjeje. Madje ai beri dhe rezistence ndaj policise duke qelluar me automatik ndaj uniformave blu dhe banoreve te fshatit. Situata e krijuar ishte e pazakonte, por blute munden ta arrestojne 45-vjecarin ne kohe. Ne vendin e ngjarjes u sekuestruan dhe gezhojat e armes.

Mësohet se cifti prej disa vitesh martuar kishin 3 fëmijën të mitur. Prej kohesh Biba vuante nga probleme mendore dhe ishte shtruar 3 here ne spitalin psikiatrk te Tiranes per mjekime.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›