E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, ja zonat nën ujë

SHKODËR-
Shkodra në mesditë, ja zonat që ndodhen nën ujë

Ora 12:00-Mesdita e sotme I ka gjetur disa zona të Shkodrës nën ujë. Ndërkohë niveli u ujit shënoi rënie vetëm në disa zona në periferi të Shkodrës.
Për të dytën herë radhazi është përmbytur dhe Xhamia e Plumbit. E shpallur monument kulturë për rëndësinë e saj të vecantë, xhamia sot është tërësisht e izoluar nga uji për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Drin.
E njëjtë paraqitetet situata dhe për dhjetra shtëpi po në lagjen Ajasëm, ndërsa mësohet se përgjatë orëve ka patur dhe rënie të nivelit të ujit si pasojë e ndërprerjes së reshjeve të shiut.

Niveli i ujit ka pësuar rënie dhe në lagjet e tjera në periferi së Shkodrës. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zonën e Nënshkodrës ku niveli i ujit duket se ka pësuar rritje, ndërsa vijon ndërtimi i argjinaturës për të shmangur zgjerimin e hartës së përmbytjes.
Mësohet se aktualisht kalimi në urën e Gjon Lulit dhe në Dajc kryhet vetëm me mjete të rënda ushtrise, ndërsa në Dajc vetëm me mjete motorike.
Mbi 100 shtëpi vijojnë të jenë të përmbytura dhe të izoluara nga uji, reth 700 të tjera të rrethuara me ujë ndërsa sipërfaqja e përmbytur është mbi 5 mijë ha tokë.
Shkodër, vazhdojnë shkarkimet nga HEC-et dhe evakuimet

Shkarkimet nga hidrocentralet e kasakadës së lumit Drin kanë shënuar rënie gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme, duke sjellë kështu dhe një përmirësim të situatës në zona. Gjithsesi në zonat ku ka vërshuar uji prej ditës së djeshme po vazhdon aksioni për evakuimin e banorëve.
Sipas informacioneve nuk ka pasur shtim të nivelit të ujit në lumenjtë e këtij rajoni, por për t’i paraprirë ndonjë situate disa familje të rrezikuara po evakuohen nga forcat e ushtrisë dhe policisë.

Nga përmbytjet e fundit më e prekur rezulton të jetë komuna e Dajçit e Bregut të Bunës. Nga pasditja e djeshme nga komuna e Dajçit të Bregut të Bunës janë evakuuar 142 familje, kryesisht nga fshatrat Darragjat, por dhe nga fshatrat Pentar, Suka Dajç, Shirq dhe Mushan.
Nga informacionet e marra në shtabin e emergjencës rezulton se në fshatin Obot të komunës Ana e Malit janë eavakuar 12 familje, ndërsa nga komuna Velipojë 10 familje.
Gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencës në prefekturën e Shkodrës ka planifikuar një sërë ndërhyrjesh në disa nga zonat problematike, krysisht në përforcimin e argjinaturave në Darragjat të komunës Dajç, në fshatin Ças në komunën Velipojë, në fshatin Ashtë dhe Mali i Jushit të komuns Bushat, etj.
Situata e shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit jo vetëm në Shkodër, por edhe në Korçë, është duke u ndjekur dhe nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës, i ringritur tre ditë më parë nga qeveria.
Një ditë më parë, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, informoi se përveç përmbytjes së tokave nga uji, probleme mbetet dhe erozioni i shkaktuar nga lumenjtë, shëmbja masive e dheut etj. Në këto kushte, tha ministri Ruli, kërkohet angazhim më i madh i komunave.
Ndërkohë, ushtria është vënë në dispozicion për çdo evakuim të mundshëm të popullatës dhe blegtorisë, në zonat e përmbytura.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›