Rusia nis sot furnizimin e Evropës me gaz
Autori i Lajmit: red.
Rusia do të nisë nga dita e sotme që prej orës tetë të mëngjesit, furnizimin me gaz të Evropës nga Ukraina, duke shënuar dhe përfundimin e gjatë të negociatave lidhur me monitorimin e kompresorëve të shpërndarjes së gazit në Ukrainë. Kështu ka deklaruar Bashkimi Evropian, i cili shtoi se do të duhen rreth 48 orë që në cisternat e Evropës të jenë sërish të mbushura. Lajmi konfirmohet dhe nga “Gazprom”, i cili pranoi se vetën dje kishte në duar një marrëveshje të firmosur nga Rusia, Ukraina dhe BE.
“Gazprom” konfirmon
Marrëveshja e BE-së për mbikëqyrjen e shpërndarjes së gazit rus përmes Ukrainës, hyri dje në fuqi. Lajmi konfirmohet nga monpopoli shtetëror i gazit rus, “Gazprom”, që me anë të numrit dy të saj, Aleksandër Medvedev, tha: “Nëse nuk dalin pengesa të reja, furnizimi me gaz do të rifillojë sot në orën tetë të mëngjesit". Medvedev njoftoi se Ukraina ka tërhequr shtesat e kontestuara nga pala ruse dhe ka nënshkruar tekstin fillestar të marrëveshjes. Pikat e tjera të marrëveshjes të kërkuara nga Kievi u kundërshtuan me forcë nga Moska, duke rrezikuar kështu marrëveshjen e arritur me shumë sforco nga BE-ja. Tashmë specialistë dhe vëzhgues rusë, ukrainas dhe përfaqësues të BE-së janë pozicionuar ndërkohë në tubacionet e gazit në Ukrainë. Qindra mijëra, njerëz në vendet e Evropës vuajnë mungesën e gazit që Rusia i ndërpreu Ukrainës dhe rrjedhimisht dhe gjithë kontinentit.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009