Bush, tetë vite qeverisje për t u harruar
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Dje në (The New York Times)
Presidenti amerikan, Xhorxh.W.Bush, ka drejtuar mandatin më të dobët presidencial të ekonomisë së SHBA, në dhjetëra dekada. Sipas analizave të të dhënave ekonomike, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se dy mandatet e tij presidenciale shënojnë progres minimal në sfidat delikate të ekonomisë së vendit. Numri i vendeve të reja të punës është rritur me rreth 2 % gjatë qeverisjes së tij, rritja më e vakët gjatë gjithë mandateve tetëvjeçare që kur filluan të llogariteshin dhe të dhënat ekonomike, 70 vjet më parë. Rritja e prodhimit të brendshëm bruto (PBB), që është dhe etaloni matës i outputit ekonomik, pësoi rritjen më të ulët që nga koha e administratës së Trumanit. Të ardhurat e qytetarëve amerikanë, kanë ardhur gjithnjë e në rënie, po të krahasosh të gjitha mandatet qeverisëse që nga vitet 60, madje, kanë qenë edhe më të ulëta sesa ato të shënuara nga babai i tij që konsiderohet si një nga presidencat më të zeza të SHBA. Bushi dhe ndihmësit e tij nxitojnë të reklamojnë 52 muaj qeverisje, ku kanë shënuar hapje vendesh të reja pune për gjysmën e këtij dhjetëvjeçari, dhe që ekonomia u zhvillua me hapa të qëndrueshëm nga vitet 2003 deri në 2007. Por ekonomistët, përfshirë këtu dhe disa ish-këshillatarë të presidentit, thonë krejt të kundërtën. Sipas tyre, ekspansioni ekonomik ka ardhur si pasojë e gjallërimit të tregut të banesave, rritjeve të shpenzimeve të konsumatorit dhe tregjeve financiare. Këto bume ekonomike, të cilat administrata Bush kërkon t ia atribuojë vetes duke i quajtur "pasuri të shoqërisë", janë krejt të pabazuara. "Ekspansioni ekonomik erdhi si rezultat i vrullit që Amerika kishte marrë pas viteve të tëra zhvillimi",- thotë Dagllas Holtz-Eakin, një pjesëtar i dikurshëm i ekipit të Bushit në Shtëpinë e Bardhë, dhe një nga këshillëtarët ekonomikë më të rëndësishën të fushatës presidenciale të Xhon Mekeinit. Duhet pranuar se ka pasur një qëndrueshmëri të rritjes së nivelit të eksporteve. Edhe një grup njerëzish që mendon se është ende herët për të nxjerrë konkluzione thonë se vlerësimin më të mirë do ta bëjë historia, ndërsa ajo çka ne shohim tani është thjesht një fasadë përpara nesh",- shton Holtz-Eakin. - Në dukje gjithçka të ngjan me një të sëmurë që i është dhënë ndihma e parë". Nga viti 2002 deri në 2006, tregu i shitjeve të banesave mundësoi rreth 600 deri në 800 mijë vende të reja pune që përbëjnë 10 % të totalit të vendeve të reja të punës, të cilat nuk do të hapeshin kurrë, të paktën kështu deklaron kompania e këshillimit ekonomik, IHS Global Insight. Këto statistika, thonë ekspertët, tregojnë se ekonomia nuk ishte edhe aq e fuqishme sesa jepte përshtypjen. "Ai rigjenerim edhe zhvillim që pamë, erdhi nga themelet që lëkundeshin", - thotë drejtori i Global Insight. "Është e dhimbshme ta thuash, por pasi ti vlerëson zhvillimin e dy tregjeve, atë të banesave dhe hipotekave, shikon se këto 10 vite ne nuk kemi shkuar askund", - thotë Mark Zandi, drejtori i ekonomisë së Moody s Economy.com, dhe këshilltari i jashtëm i fushatës së Mekeinit. "Është pothuajse një dhjetëvjeçar", - thotë ai. Ndërkohë ndihmësit e tanishëm ekonomikë të Presidentit thonë se ata ndihen krenarë për rekordet e tyre financiare. Ata për shembull kujtojnë përpjekjet për të frenuar rritjen në treg të “Fannie Mae” dhe “Freddie Mac”, dy kompani financiare pasurish të paluajtshme, zhvillimi i të cilave vlerësohet si shkaktar i krizës financiare. Por analistët e pavarur përgjithësisht i shikojnë këto kompani thjesht si ushqyese të kësaj krize, duke mos qenë ato shkaktaret e vetme të saj. “Duket si një tetëvjeçar i shkëlqyer, por po të mos përfshijmë një të katërtën e fundit të tij", - tha së fundmi në një intervistë, Eduard P. Lazear, kreu i këshillëtarëve ekonomikë të Bushit. "Në një të ardhme të largët, gjërat do të përmirësohen. Arsyeja pse do të përmirësohen janë se ekonomia do të reagojë, madje fuqishëm. Ne presim që gjërat të kthehen ashtu siç ishin më parë, dhe unë besoj se kjo do të ndodhë menjëherë pasi në krye të Shtëpisë së Bardhë të ulet administrata e re e Barak Obamës". Edhe po të mos përfshijmë recesionin e vitit 2008, presidenca e Bushit do të ndiente periudhën e vështirë financiare. Ja për shëmbull, rritja e prodhimit të brendshëm bruto: për 7 vitet e para të qeverisjes së administratës së tij ajo ka shënuar ritmet më të ulëta të saj, me një rritje vjetore prej 2.1 për qind. Administrata dështoi gjithashtu të zgjidhte disa problematika thelbësore fiskale që përballej vendi, duke përfshirë këtu ngurtësimin e financave të shërbimit mjekësor dhe atij social. Ajo mund të ulte taksat, duke e bërë shërbimin mjekësor më të përballueshëm. Zgjidhja e këtyre çështjeve, mund t i ketë lejuar qeverisë më shumë fleksibilitet për t iu përgjigjur krizës aktuale duke ulur deficitin e buxhetit në të ardhme. Por Bushi nuk e orientoi vendin drejt një pozicioni më të qëndrueshëm financiar. Pasi ai u rizgjodh president, Bush bëri një lëvizje që rezultoi e dështuar, pasi lejoi amerikanët që me llogari të tyre personale të hynin në bursë për të rritur të ardhurat financiare, por duke dobësuar kështu atë që quhet "siguria sociale". Demokratët e kundërshtuan ashpër planin, por pranuan të arrinin një kompromis që do të siguronte një qëndrueshmëri më të madhe financiare, vetëm pasi Bushi të mos lejonte operimin në bursa me llogari personale, gjë të cilën ai refuzoi ta bënte. Keith B. Henesej, shefi i këshilltarëve ekonomikë të Bushit, "bëri të pamundurën" për të arritur një marrëveshje lidhur me Sigurinë Sociale, duke u dhënë dhe sinjale pozitive kërkesave të demokratëve për të negociuar për këto llogari. Dhe ndryshimet e bëra në shërbimin shëndetësor, ishin të pakuptimta. Kur Bush hyri në zyrën ovale, programi konsiderohej i sëmurë, me deficite të mëdha të buxheteve afatgjata. Këto mungesa fondesh ekzistojnë edhe sot, madje priten të zgjerohen në të ardhmen. Në fakt ajo çka e bën buxhetin e shërbimit shëndetësor të dobët është dhe shtojca që bëri administrata Bush lidhur me rritjen e shifrave të rimbursimit të ilaçeve. Qeveria ka planifikuar që të negociojë lidhur me këtë çështje, pasi të kishte arritur një zgjidhje për Shërbimin Social. Por kjo gjë nuk u arrit kurrë dhe zyrtarët deklaruan se, nëse nuk kishin mundësi të arrinin një marrëveshje për Sigurinë Sociale, atëherë nuk mund të arrinin një të tillë për një çështje shumë herë më komplekse si ajo e shërbimit mjekësor. Bush tentoi t i jepte një zgjidhje problemit që do të ndihmonte familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të popullsisë. Por kur kjo lëvizje nisi, presidenti kishte humbur besimin e amerikanëve. Propozimet nuk shërbyen për asgjë. Në vitin 2005 u ngrit një komision i cili do të propozonte një skemë taksash më transparente dhe më pak të komplikuar që u mirëprit dhe nga ekspertët, por që Shtëpia e Bardhë nuk e pa si prioritet dhe nuk e miratoi kurrë. "Reforma e taksave, besoj se asnjëherë nuk u ka interesuar", - thotë Kevin A.Haset, një këshilltar tjetër i fushatës së fundit të Bushit. Presidenti amerikan dhe këshilltarët e tij mbajnë dhe si arritjen e tyre më të madhe uljen e taksave në vitin 2001 dhe 2003, dhe sipas analistëve ekonomikë ky ka qenë shkaku pse recesioni ka qenë i ngadaltë. Presidenti dhe zyrtarë të administratës trumbetojnë faktin se me uljen e taksave kanë zbutur dhe deficitin, por nuk kanë bërë gjë tjetër veç rritjes së shpenzimeve të luftës kundër terrorizmit, sigurisë kombëtare dhe ushtrisë pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Ai lëvdohet gjithashtu për rekordet e eksporteve me vendet aziatike, afrikane, amerikano-qendrore dhe jugore, por ai ka dështuar të firmosë marrëveshje shumë të mëdha ekonomike, madje, duke mos lejuar dhe subvencionet globale të bujqësisë të njohura si Doha Round. Gjatë pjesës më të madhe të vitit të shkuar, institucione si Departamenti i Thesarit, dhe Rezervat Federale, nisën të hartonin strategjitë për të minimizuar humbjet financiare, por Bushi i reklamoi këto si arritje të ekonomisë së superfuqisë amerikane, duke hedhur poshtë dhe propozimet e demokratëve për një paketë të dytë stimulimi. Më 5 shtator, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë me titull “Ekonomia Amerikane është gati për të përballuar sfidat e saj". Dy ditë më vonë administrata shpalli shtetëzimin e “Fannie dhe Freddie”, duke nisur lëvizjen më gjithëpërfshirëse që nga koha e Depresionit të Madh. "Gllabërimi" i këtyre kompanive vlerësohet si i nevojshëm nga ekspertët, por ekziston skepticizmi lidhur me trashëgiminë që po lë presidenti. E vetmja gjë për të cilën Bushi nuk mund të fajësohet është fakti që ai u gjet papritur në mes të kësaj stuhie. "Në fund mund të themi që kjo është e vetmja hapësirë që i lejon atij shpëtimin dhe që nuk mund ta kryqëzojmë”.
Edhe po të mos përfshijmë recesionin e vitit 2008, presidenca e Bushit do të ndiente periudhën e vështirë financiare. Ja për shëmbull, rritja e prodhimit të brendshëm bruto: për 7 vitet e para të qeverisjes së administratës së tij ajo ka shënuar ritmet më të ulëta të saj, me një rritje vjetore prej 2.1 për qind
Administrata dështoi të zgjidhte disa problematika thelbësore fiskale që përballej vendi, duke përfshirë këtu ngurtësimin e financave të shërbimit mjekësor dhe atij social. Ajo mund të ulte taksat, duke e bërë shërbimin mjekësor më të përballueshëm
Presidenti bëri një lëvizje që rezultoi e dështuar pasi lejoi amerikanët që me llogari të tyre personale të hynin në bursë për të rritur të ardhurat financiare, por duke dobësuar kështu atë që quhet "Siguria Sociale"
E vetmja gjë për të cilën Bushi nuk mund të fajësohet është fakti që ai u gjet papritur në mes të kësaj stuhie. "Në fund mund të themi që kjo është e vetmja hapësirë që i lejon atij shpëtimin dhe që nuk mund ta kryqëzojmë”
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009