Bursa për studentët në dhjetë universitetet më të mira në botë
Këshilli i Ministrave mori dje vendimin të paguajë shpenzimet për shkollimin për të gjithë studentët shqiptarë që do të pranohen në dhjetë universitetet më të mira të botës.
Ky vendim merret në kuadër të fondit të ekselencës për të mbështetur studentët shqiptarë me rezultate të shkëlqyera, që arrijnë të pranohen në universitetet më të mira të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të gjitha nivelet e studimit, diplomë e nivelit të parë, Master dhe Doktoraturë.
Studentët që do të përfitojnë nga kjo nismë e qeverisë shqiptare do të kenë detyrimin të kontribuojnë në Shqipëri, për një periudhë 7-vjeçare. Ky detyrim i fundit bëhet në mënyrë që truri shqiptar të mos emigrojë, por të kthehet në atdhe dhe të kontribuojë me dijet e nxëna. Shkak për një vendim të tillë mësohet se nuk është bërë thjesht përvoja ndërkombëtare e atyre që konsiderohen si "studime me kontratë", por edhe braktisja e vendit nga intelektualët që studiojnë jashtë vendit dhe më pas nuk preferojnë të kthehen. Kjo edhe për faktin se nuk gjejnë jo vetëm mjedisin e përshtatshëm për të kultivuar dijet e tyre, por edhe prej mundësisë së munguar për diçka të tillë.