E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorezohet i dyshuari per grabitjen

Lezhe- Arratisja 19 ditore nuk i ka sherbyer te dyshuarit si bashkepunetor ne grabitjen e bujshme te 5 milione lekeve te pensioneve, ne bulevardin "Gjergj Fishta" te Lezhes. Ndersa ka mundur t'i shpetoje te pakten 3 operacioneve per arrestimin e tij, mengjesin e dites se djeshme, Enver Diva nuk ka rezistuar dot me duke u rikthyer ne qelite e paraburgimit, ku ka vuajtur 12 vjet burg, po per grabitje me arme. Burime zyrtare te policise thane se 30-vjecari, eshte paraqitur ne Komisariatin e Fushe-Krujes rreth ores 10:00 te mengjesit, dhe ka kerkuar qe t'i vihen prangat. Megjithese nuk i kane besuar ne fillim, agjentet vune re ngjashmerine me fotografine e shperndare ne te gjitha komisariatet. Me pare ishte arrestuar i cilesuari si "truri" i grabitjes me arme e maska, Elton (Gjergji) Gjini, i cili ishte denuar edhe ne Itali, per kete lloj krimi. Ne kerkim gjendet ende Florind Marku, edhe ky i liruar nga burgu pas denimit per grabitje.

Mesohet se Diva eshte paraqitur ne komisariat, se bashku me avokatin e tij, i cili e ka bindur per vetedorezimin dhe pas dy oresh te marrjes ne pyetje, i riu eshte percjelle per ne paraburgimin e Kurbinit, ku dhe po vijon hetimi nga agjentet e Policise Lezhe. Burime policore u shprehen se Diva i ka pranuar akuzat e ngritura, per bashkepunim ne grabitje. Nje nga provat e servirura kane qene edhe kasetat e filmuara nga kamerat e sigurise se bankes, nga e cila dolen dy punonjesit e Postes dhe polici qe i shoqeronte. Por ndersa dilnin nga BKT-ja, ata jane sulmuar nga tre te rinj te armatosur me automatike dhe maska, qe u kane marre nen kercenim per vrasje plote 5 milione leke qe ishin destinuar per pensionistet. Ngjarja ndodhi rreth ores 10:30 te mengjesit te 12 marsit, kur ne rruge kishte edhe shume levizje. Gjate largimit te te dyshuarve, policia nuk arriti t'i arrestonte dot, megjithese pati edhe te shtena ne ajer. Te dyshuarit dogjen makinen ne fshatin Tresh dhe me pas humben gjurmet. Dhjete dite me pare do te deshtonte nje operacion i specialeve te RENEA-s, per kapjen e Florind Markut dhe Enver Dives, ndersa ne nje hotel ne Golem te Kavajes, u kap i dyshuari Elton Gjini. Ky i fundit nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria per grabitjen. Hetimet u kryen pas pergjimeve telefonike te kryera nga Gjini, i cili ka kontestuar provat e policise.

Lindja e gruas dhe shkembimi i zjarrit me RENEA-n

Enver Diva, i ka shpetuar per mrekulli arrestimit nga ana e forcave te RENEA-s, dhjete dite pas grabitjes se bankes, pasi dyshohet se aksioni eshte dekonspiruar. Sipas burimeve te informacionit, 30-vjecari nga Mirdita ishte kthyer ne shtepi, pasi nje dite me pare i kishte lindur bashkeshortja. E ka lene vetem dy ore ne maternitet dhe per te shmangur rrezikun, e dergoi ne shtepi me te afermit. Mesohet se Diva fshihej ne mal dhe ne mbremje u kthye ne shtepi, duke perdorur per transport nje kal me te cilin eshte larguar edhe gjate arratisjes. Gjate aksionit ka pasur shkembim zjarri, por pa te lenduar.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›