E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqtrajtimi nga policia, denohen dy trafikantet

SARANDE- Buja e madhe per keqtrajtimin nga oficeret e policise ne dhomat e paraburgimit te Sarandes gjate marrjes ne pyetje, nuk i ka shpetuar nga denimi dy te rinjte e dyshuar per trafik klandestinesh. Burg dhe gjobe ka qene dje vendimi i gjykates per te arrestuarit ne 5 nentor 2008, Aristil Gllucaj dhe Oltion Varfi nga Vlora, 23-vjecare, qe u kapen duke transportuar klandestine nga Qafe Bota. Vendimi ka qene 2 vjet e 8 muaj burg dhe 400 mije leke gjobe, aq sa ka kerkuar edhe prokurori ne pretence, kurse familjaret u shprehen se kjo ishte padrejtesi. Keqtrajtimi i Aristil Gllucaj i kushtoi pezullimin nje oficeri te krimeve per "veprime arbitrare", pasi Avokati i Popullit gjate inspektimit deklaroi shkeljen e ligjeve nga agjenti.

Prokurori i ceshtjes, Alfred Agolli, pasi ka lexuar akuzen i ka kerkuar trupit gjykues me kryesues gjyqtarin Petrit Aliaj, shpalljen fajtor te dy te rinjve dhe denimin e tyre me burg. Akuza solli para gjykates, fakte dhe prova qe vertetonin se dy te rinjte e kane konsumuar vepren penale te "dhenies ndihme per kalimin e paligjshem te klandestineve". Ne pretence u kerkuan 2 vjet burg dhe 200 mije leke gjobe per Aristil Gllucaj, dhe 8 muaj e 200 mije leke gjobe per Oltion Varfin. Te pandehurit nuk e pranuan akuzen e ngritur, duke kerkuar pafajesi. Trupi gjykues la ne fuqi kerkesen e prokurorit, ndersa te denuarit u shprehen se do te apelojne per pafajesi.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›