E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhjet ne mode, bastiset edhe Kisha e Shen Thanasit

Korce- Hajdutet kthejne ne mode sulmet ndaj objekteve te kultit ne vend. Kisha e Shen Thanasit ne Korce, eshte bere shenjestra e radhes, ku persona te paidentifikuar kane hyre brenda duke hapur kasaforten dhe marre parate e hedhura nga besimtaret. Ky eshte rasti i dyte ne 24 oret e fundit, pasi me pare ishte bastisur edhe Xhamia "Mbret" ne Elbasan. Burime zyrtare nga policia rajonale e Korces thane se autoret kane thyer me leve hekuri dritaret e Kishes dhe me pas kane hyre ne ambientet e saj te brendshme. Hajdutet kane hapur kasen dhe aty mendohet se kane pervetesuar te pakten 5 mije leke. Policia nisi hetimet, por deri ne mbremje nuk kishte asnje te ndaluar. Autoritetet kishtare te Mitropolise se Shenjte te Korces, kane sinjalizuar policine per kete vjedhje dhe kane kerkuar kapjen e autoreve pasi, sipas tyre ky eshte nje rast i perseritur qe cenon objektet e kultit ortodoks, jo vetem ne qytet, por dhe ne zonat e tjera te qarkut. Per At Vangjel Terezin, vjedhja e Shen Thanasit eshte ne vazhden e vjedhjeve qe iu behet kulteve fetare. "Sasia e lekeve te vjedhura eshte e vogel, por ne na vret akti i vjedhjes se Kishave tona. Eshte bere rruge e po kthehet ne tradite kjo dukuri, gjithe komuniteti besimtar por edhe qytetaret e tjere, e denojne kete gje", tha ai per gazeten "KJ". Policia nga ana e saj tha se eshte drejt identifikimit te autoreve te vjedhjes se Kishes se Shen Thanasit, bazuar ne gjurmet e zbuluara ne vendngjarje.

Precedentet

Nga hetimet paraprake mendohet se vjedhesit jane grupe adoleshentesh, te cilet jane autore dhe te nje sere bastisjesh te tjera ne qytet. Kjo Kishe vidhet per te disaten here. Disa vite me pare, Kishes se Shen Thanasit i kane vjedhur edhe kambanen. Mengjesin e se henes u bastis edhe Xhamia "Mbret" ne Elbasan, ku u moren 40 mije leke.

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›