Vrasja e gjyqtarit Konomi pa autor, hetimet vazhdojnë
VLORË- Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi është kthyer në cështjen më ë rëndësishme për tu zbardhur nga drejtësia shqiptare, por ajo përfaqëson njëkohësisht dhe një nga cështjet më të vështira për tu zbardhur vitet e fundi në Shqipëri.
Edhe pse nuk ka ende asnjë emër konkret, si autor i atentatit me eksploziv, hetimet në Vlorë vazhdojnë.
Hetuesit e ardhur nga Tirana, dy prokurorët e krimeve të rënda si dhe drejtues të krimeve të rënda pranë policisë së shtetit kanë thirrur përsëri për të dëshmuar personat që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, për të zbardhur identitetin e personit që mund të ketë kyer edhe atentatin.
Këtyre personave i është bërë krahasimi i dëshimive, për të zbuluar ndonjë gjë të re, ndërsa mësohet se dosja do të kalojë e gjithë për hetim në Tiranë. Pritet që në hetim të përfshihen të gjithë personat me precedentë penal, të cilët janë arrestuar më parë për vënie në jetë të mekanizmave të tillë me eksploziv.
Hetimet pak ditë më parë mblodhën provat filmike të televizioneve të ndryshme, si dhe të bankave përreth. Dëshmi për herë të dytë kanë dhënë edhe familjarët e gjyqtarit të vrarë.
(m.a/BalkanWeb)