E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrënimi ekonomik i Greqisë, Papandreu i “shtrin” dorën BE-së, për fondin prej 8 mld euro

27-09-2011 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë greke pranon në Berlin se vendi i tij ndodhet në prag të katasfrofës dhe se shpresa e fundit për shpëtim mbetet fondi i trojkës evropiane prej 8 miliard eurosh. Kancelarja Merkel i konfirmon dhe njëherë Athinës zyrtare se pa realizimin e planit të shkurtimeve, Greqia rrezikon ndihmën e BE-FMN

“Greqia po e kthen krizën e borxheve një oportunitet”. Kështu deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu gjatë një fjalimi, para takimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Papandreu tha se Greqia ka ndërmarrë një sërë masash drastike, të cilat ai i quajti “të dhimbshme” për çdo grek. Këta të fundit tha Papandreu, e duan një Greqi tjetër, e duan ndryshimin, madje ata i shprehin mirënjohje BE për mbështetjen e saj. Kryeminitri tha se Greqia mori vitin e kaluar këstin më të madh të akorduar nga BE-FMN, për të kaluar krizën, ndërsa tani po bën të gjitha përpjekjet për të bindur trojkën të marrë këstin e radhës prej 8 miliardë eurosh të rëndësishme për shpëtimin e Greqisë. Duke folur për Greqinë e rrënuar ekonomikisht kreu i qeverisë greke referua edhe Europës pas Luftës së Dytë Botërore, për mënyrën se si u rimëkëmb ajo nga lufta. Ndërkaq, sektorët publikë në Greqi janë pllakosur në një grevë urie të përgjithshme. Sindikata e punonjësve të Ministrisë së Financave ashtu siç njoftoi një ditë më parë, ka nisur duke filluar nga mëngjesi i së martës, nëj grevë të re 48 orëshe që do të vijojë edhe 28 shtator.
Sipas saj, punonjësit e sektorit janë përballur me uljen më të madhe të pagave që prej fillimit të krizës ekonomike që ka pllakosur Greqinë. Ulja llogaritet në 40%, ndërsa qeveria ka paralajmëruar nga ana tjetër edhe shkurtimin e personelit. Si pasojë e grevës nuk do të funksionojë asnjë zyrë taksash dhe dogane në vend.
Situata pritet të jetë e vështirë, sidomos në pikat kufitare që lidhin Greqinë me vendet fqinje, si Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, kur pritet të krijohen radhë të gjata. Doganierët kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë lëvizjen e automjeteve nëpër pikat kufitare.
Përballë situatës tragjike të financave, qeveria greke është detyruar të shkurtojë rrogat e gjithë sektorit publik dhe atij shtetëror. Presioni mbi Athinën zyrtare prej FMN-së dhe Bashkimit Europian, për pakësimin e borxhit tashmë është shtuar së tepërmi. Trojka europiane kërkon masa urgjente, ku më kryesoret renditen reforma në sektorin shtetëror, pakësimin e evazionit fiskal dhe përshpejtimin e privatizimeve, si kusht për vazhdimin e dhënies së ndihmës për vendin. Ndërkaq mediat raportojnë se edhe djali i kryeministri grek do të jetë pjesë e protestës. Në një intervistë për gazetën “To Vima”, djali i madh i kryeministrit grek Jorgos Papandreu, Andrea tregon se pas përfundimit të studimeve të larta dhe atyre pasuniversitare, ende është i papunë.
Andrea Papandreu thotë se shpesh gjendet mes qytetarëve të indinjuar, duke protestuar për një jetë më të mirë, por për të atin, kryeministrin Papandreu, siguron se po bën gjithçka që është e mundur për ekonominë e vendit të tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›