E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursat europiane, niveli më i lartë që nga 2009

Bursat europiane janë ngjitur në një nivel të ri 29-mujor sesionin e sotëm, të mbështetura kryesisht nga fitimet tremujore të bankës franceze Societe Generale dhe prodhuesit të birrave, Heineken. Aksionet e Societe Generale avancuan me 5.9%, ndërsa sektori bankar europian u mbyll në rritje me 2.6%, duke zgjeruar fitimet për këtë vit në rreth 16%. Ndërkaq Heineken, kompania e tretë më e madhe në botë në prodhimin e birrave, publikoi fitime vjetore që i tejkaluan parashikimet e analistëve dhe aksionet e saj u mbyllën në rritje me 3.1%. indeksi pan-Europian FTS Eurofirst 300, i indeksve kryesore europiane shënoi rritje me 0.6% në 1,187.09 pikë, që njëkohësisht është edhe sesioni i katërt me fitime. Ndërkohë edhe indekset kryesore në Ëall Street, kanë zgjeruar edhe më tej fitimet e tyre, pas publikimit të të dhënave tremujore të Dell, fitimet e së cilës tejkaluan parashikimet e tregut. Aktualisht aksionet e Dell, kompanisë numër dy në botë në prodhimin e kompjuterave, janë në rritje me 10% në 15.28 dollarë për aksion. Ndërsa prodhuesi francez i ilaçeve Sanofi-Aventis pranoi të blejë kompaninë farmaceutike Genzyme për një shumë prej 20.1 miliardë dollarë, duke bërë që aksionet e Genzyme të rriten me 1.6% në 75.48 dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›