E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifat celulare me shumicë ulen 20 % me 1 mars

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) vendosi të ulë tarifat e shërbimeve celulare, me rreth 20 për qind. AKEP e mori vendimin këto ditë dhe do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 1 mars. Sipas këtij vendimi, thirrjet me shumicë të Vofafone dhe AMC nga 10. 5 lekë, që janë aktualisht, do të kushtojnë 8.85 lekë duke nisur nga 1 marsi. Sipas vendimit të AKEP, kompanitë celulare e kanë kundërshtuar vendimin, mirëpo kjo nuk e është shndërruar në pengesë. Në përgjigjet që AKEP i ka drejtuar kompanive, argumentohet se megjithë uljen e çmimeve, norma e fitimit mbetet e lartë në raport me kostot. “Tarifat e të katër operatorëve fillojnë të reduktohen më 01.03.2011, ku për AMC dhe Vodafone tarifa e terminimit barazohet me tarifën mesatare në vendet e BE në vitin 2009, të publikuar në Raportin e 15-të KE, prej 6.7 euro duke përdorur kursin mesatar të këmbimit prej 132.06 Lekë/Euro për vitin 2009”, sqaron AKP në vendimin për këtë qëllim. Ndërsa, sipas të njëjtit vendim “Për EM dhe Plus Communication, reduktimi në fazën e parë parashikohet të kryhet duke ruajtur asimetrinë aktuale në terma relativë me AMC dhe vodafone”. Asimetria midis tarifave EM dhe AMC dhe Vodafone, Plus dhe AMC/Vodafone, Plus dhe EM, ruhet në periudhën e parë ose të dytë dhe më pas vjen gjithmonë në rënie deri në zero. E gjithë tranzioni i tarifave do të vijë drejt një finaleje që daron me në 1 shtator 2013, ku të gjitha tarifat e terminimit ose thirrjet me shumicë kushtojnë 4.57 lekë për minutë. Ndërsa tarifa e Plus Communication konvergon me tarifën e tre operatorëve të tjerë në vlerën 4.57 lekë/minutë më 1 shtator 2015, thuhet në vendimin e AKEP. Rregullimi i tarifave të terminimit në rrjetet celulare në Shqipëri është bërë shpesh me njoftime të vendimeve të AKEP në afate kohore të shkurtër, e cila ka sjellë që jo vetëm të ndikojë në planet e biznesit të kompanive, por edhe në vonesa të implementimit të tarifave të reja, për shkak të procedurave formale ligjore të apelimeve. Marrja e vendimit nga AKEP për nivelin e tarifave të terminimit në katër rrjetet celulare, për një periudhë 4 vjecare, krijon një preçedent të ri i cili ka efekte pozitive në treg, jo vetëm për reduktimin e nivelit të tarifave, por edhe në mundësitë që u krijohen të gjithë lojtarëve në treg për përshtatjen e planeve afatgjate të biznesit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›