Bursat evropiane, kthesë pozitive
300 i aksioneve kryesore ra 0,1 për qind, por ia doli të rritej deri në 0,2 për qind. Banco Santander, Societe Generale, Standard Chartered dhe Unicredit u rritën nga 0,6 në 1,5 për qind. Tregu nuk duket i bindur se plani 750 miliard eurosh i eurozonës mund ta zgjidhë lehtësisht rebusin e borxhit, deficitit dhe depresionit, deklaroi kompania e sigurimeve me bazë në Amsterdam, ING. Mbeten ende çështje të tilla kritike, sa i takon efekteve që do të shkaktojë kriza e borxheve ndaj rritjes ekonomike, vullnetit politik dhe riskut të ristrukturimit të borxhit, si dhe tendencave të inflacionit, shton kjo kompani. Eroja kë shënuar kuotat me të ulta në katër vite. Euroja ka të ngjarë të mbetet në fokus edhe këtë javë, pasi kjo monedhë ra në nivelin më të ulët për më tepër se 4 vjet ndaj dollarit amerikan në sesionin e tregtisë aziatike.
Qeveria gjermane, presion vendeve të eurozonës
Qeveria gjermane do të ushtrojë presion mbi vendet e tjera të eurozonës, që të adoptojnë variantet e veta të ligjit të balancuar të Berlinit, si pjesë e kompletit të reformave gjithëpërfshirëse për stabilizimin e euros. Vitin e kaluar, Gjermania ruajti në kushtetutën e saj një ligj, i cili i ndalon qeveritë federale të kenë një deficit buxhetor më të lartë se 0,35 për qind të PBB-së deri në vitin 2016. Shtetet gjermane nuk do të lejohen të kenë më deficit buxhetor pas vitit 2020. Në rast se kjo do të zbatohej në eurozonë, do të nënkuptonte një disiplinë më të rreptë fiskale nga rregullat aktuale të bllokut, që kërkojnë një deficit buxhetor më të ulët se 3 për qind e PBB-së. Ministri gjerman i financave, Wolfgang Schaeuble po punon për një komplet reformash për eurozonën e goditur nga kriza, që do të paraqiten të premten, në takimin e parë të grupit të punës të ngritur për të shqyrtuar bashkëpunimin më të ngushtë ekonomik të rajonit. Ministrat e financave do të takohen të hënën, për të diskutuar planin 750 miliard eurosh të BE-së dhe FMN-së për shpëtimin e Greqisë, i cili dështoi të parandalojë euron të shënojë nivele të reja të ulëta rekord në raport me dollarin, gjatë javës së kaluar.
Italia, masa të ashpra ekonomike
Ministri italian i Ekonomisë Giulio Tremonti tha se po përgatitet një paketë e ngjashme me ato të miratuar nga vendet e tjera të eurozonës, e cila do të synojë reduktimin e deficitit me 27.6 miliardë euro në dy vitet e ardhshme. E përditshmja Corriere della Sera, citoi ministrin Tremonti të ketë thënë se paketa nuk është finalizuar ende, por ajo do të jetë e gatshme për miratim në fund të këtij muaji. "Masat do të bëjnë ndryshime në buxhet për dy vitet e ardhshme dhe ato do jenë të njëjta me masat që janë marrë në Paris, Madrid, Londër, Berlin dhe Lisbonë," ka thënë Tremonti. Corriere della Sera tha se paketa përfshin reduktim në masë të gjerë të pagave në sektorin publik si në Spanjë dhe Portugali, si dhe reduktimin e numrit të punonjësve të sektorit publik, një masë e marrë nga Franca që ka vendosur që për çdo dy punonjës që dalin në pension, të punësojë vetëm një të ri. Sipas gazetës paketa do të ketë vlerë mbi 13 miliardë euro në vitin 2011 dhe më shumë se 14.5 miliardë euro në vitin 2012.