Vlorë, rikthehen radhët e gjata për pajisjen me certifikata
këto zyra ka bërë që qytetarët ndonëse vijnë me shumicë, e presin me orë të tëra për pajisjen e me dokumentacionin përkatës, të largohen pa e marrë dokumentin. Edhe pse e kërkojnë në shumicën e rasteve me urgjencë këtë dokument tepër të rëndësishëm personat që në të shumtën e rasteve kanë ardhur nga emigracioni për tu pajisur me certifikata, ata nuk e kanë marrë. Sipas vetë qytetarëve, shumë prej tyre janë drejtuar në zyrën e gjendjes civile që të enjten e kaluar dhe nuk e kanë marrë dot këtë dokument njohjeje. Madje sipas disa prej tyre u është premtuar për ta marrë një të tillë të premten dhe përsëri kanë ardhur atë ditë por dokumentin nuk kanë mundur ta marrin. Edhe pse janë paraqitur sërish në sportelet e zyrës civile qytetarët edhe ditën e djeshme nuk kanë mundur ta marrin dokumentin e kërkuar. Ndonëse kishin ardhur qysh në orët e para të mëngjesit sërish banorët nuk janë pajisur me dokumentin përkatës, certifikatën dokument pa të cilin nuk mund të kryejnë asnjë veprim. Qytetarët shprehen se prej sportelit kanë marrë të njëjtën përgjigje për të gjitha këto ditë, e cila ka të bëjë me prishjen e printerit. E në lidhje me këtë edhe vetë punonjësit e këtyre zyrave e konfirmojnë një gjë të tillë. Që prej të enjtes është prishur aparatura përkatëse, dhe nuk mund të merret qoftë edhe një dokument i vetëm njohjeje. Për këtë defekt është vënë në dijeni edhe firma që e ka instaluar rrjetin kompjuterik por edhe bashkia e qytetit, por serish nuk është marrë asnjë masë për ta rregulluar këtë defekt. Kështu kanë kaluar plot pesë ditë, duke përfshirë edhe dy ditët e fundjavës që këto zyra nuk punojnë dhe qytetarët nuk pajisen me certifikata. Nga ana tjetër ka nga ata qytetarë të cilëve nuk i pret koha për një dokument të tillë sepse një pjesë e madhe e tyre vijnë nga vendet fqinjë ku janë emigrantë dhe certifikata u duhet për të legalizuar dokumentet por edhe ka qytetarë vendas që u duhet një dokument i tillë për lindje apo për vdekje. Por edhe në rastet e fundit qytetarët nuk mund ta marrin dot atë. Edhe dita e parë e javës ka kaluar pa u rregulluar printeri në këto zyra por qytetarët kanë problem faktin se ata nuk kanë marrë asnjë garanci se rregullimi do të jetë i shpejtë.
V. Sako
Last Updated on Monday, 17 May 2010 21:43