E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat festojne miratimin e masave greke

Jo më kot parlamenti grek ishte i detyruar ta aprovonte miratimin e paketës së masave shtrënguese të këruara nga trojka brenda orës 24 të natës së të dielës, pikërisht në momentin kur do të hapeshin edhe tregjet financiare ndërkombëtare, te cilat prisnin me një tension të lartë. Gjithsesi pas “ok” të marrë me shumicë të votave në parlamentin grek, bursat kanë reaguar që në hapje në pozitivë duke dhënë kushtu edhe rezultatet e para të trendit rritës. Titujt kryesor të bursës europiane si në Paris, Frankfurt, Londër dhe Milano janë hapur në territor pozitiv. Ndërkohë që edhe  aksionet e bankave europiane ka kanë reaguar mirë falë edhe rënies së diferencave të rendimenteve të titujve qeveritare me skandencë dhjetë vjecare të Francës dhe Italisë kundrejt bundeve gjermane. Duke shkuar përtej Kontinentit të Vjetër, bursa e Tokios e ka hapur dhe mbyllur me rritje sesionin e të hënës, investitorët aziatik kanë përshëndetur me optimizëm masat e reja shtrënguese të aprovuara nga Parlamenti grek. Gjithashtu ka patur një ndikim pozitiv edhe ndaj këmbimit valutor të euros me shportën ndërkombëtare të monedhave. Euro ka fituar pikë ndaj dollarit amerikan në 1,3258 dhe ndaj jenit japonez në kuotën e 103. Por pavarësisht reagimit pozitiv  të tregjeve financiare, Gjermanisë duket se nuk i ka mjaftuar votimi i djeshëm i paketës shtrënguese nga ana e deputetëve grekë. Ministri gjerman i ekonomisë ka deklaruar se aprovimi është vetëm një hap pozitiv në drejtimin e duhur por që nuk mjafton për përfitimin e 130 miliardëve euro të premtuara nga trojka. Sipas Philipp Roesler, për të marrë aprovimin e Europës, mungon ende “ok”-ei i treshes ndërkombëtare të FMN, BQE dhe BE. Jemi larg objektivit ka thënë Roesler duke kujtuar se disa ligje të reformës fiskale kanë qenë të aprovuara nga parlamenti por nuk kanë qenë të mjaftueshme në implementimin e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›