E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZRPP e Vlores institucioni qe ha drejtuesit

Te gjithe drejtuesit e Hipotekes se Vlores qe prej vitit 2002 e ne vazhdim jane vene nen akuze per shperdorim detyre. Problemet e medha me pronen ne kete qark mendohet te jete edhe nje nga shkaqet. Gjithsesi deri me sot te gjithe ata jane te lire.

KUJDES bashkangjitur me shenjen e rrezikut duket se do te jete tabela qe do te vendoset prane institucionit te ZRPP-se Vlore. Me teper se per qytetaret mjaft prej te cileve duhet te perplasen mes problematikave te shumta qe kane pronat shenja do te jete orientim per drejtuesit qe do te kene kurajen te pranojne sfiden per te qene ne drejtim te institucionit. Praktikat e deritanishme e kane kthyer kete institucion ne ngrenes drejtuesish duke thyer rekordin e dosjeve VIP qe hapen ne prokurorine e Vlores.


Vetem ne pese vitet e fundit kater emra drejtuesish nga ky institucion jane lakuar nga organi i drejtesise. Akuza te ngritura e me pas te sfumuara kane tronditur karrierat e drejtuesve ne vite perfshire ketu edhe emra te tjere nepunesish brenda organikes se institucionit shteteror.


Zevendesuesit paten fatin e paraardhesit ndersa per klimen ne hipoteke ende mund te flasesh me rezerva. Lemshi i pronave eshte kthyer ne boomerang ndaj tyre tentacion apo korrupsion i paster... Ne keto kushte pyetja mbetet tek gjyqesori ndersa kronologjia vjen e pasur per hipoteken e Vlores.
30 janar 2007 - Arrestohen dy ish-drejtues te hipotekes se Vlores.


Devi Tushe dhe Halit Rama ish-regjistrues ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme te Vlores u arrestuan tri vjet me pare me nje urdher te dale nga prokuroria e qytetit bregdetar. Sipas prokurorise arrestimi u krye ne baze te akuzes shperdorim detyre per dy ish-zyrtaret e larte. Halit Rama dhe Devi Tushe kane drejtuar hipoteken e Vlores gjate viteve 2002-2006.


Sipas burimeve zyrtare te asaj kohe dy ish-regjistruesit e Vlores hetoheshin per mbivendosje pronash falsifikime e shperdorime te tjera. Te dy ish-zyrtaret kane ushtruar funksionet e drejtuesit te zyres hipotekore gjate periudhes se qeverisjes se majte.


Ne procesin e tyre gjithashtu u lakua edhe emri i dy notereve. Siperfaqe tokash ku kishte me shume se nje pronar kane iniciuar ankimimet e para per te dy ish-drejtuesit. Pikerisht zona te tilla si ne zonen e Ujit te Ftohte por edhe te tjera ne qytet kane nxitur konfliktet midis disa pronareve te cilet ne baze te dokumenteve te leshuara ne kohe te ndryshme kane pasur te drejten per te njejten prone.


2 tetor 2009 - Arrestohet drejtuesi i ZRPP Vlore per shperdorim detyre. Policia ka prangosur drejtorin e hipotekes se Vlores Edmond Banushi 40 vjec i cili e mbante kete detyre prej vitit 2006. Banushi eshte arrestuar ne Tirane per llogari te prokurorise se Vlores. Mbi te renduan akuzat e shperdorimit te detyres falsifikimit te dokumenteve dhe venies ne perdorim te dokumenteve te falsifikuara.


Operacioni i koduar Fillimi i vjeshtes se bashku me Banushin vuri ne pranga edhe ish-numrin dy te ketij institucioni Kulaj. Denoncimi eshte bere nga nje qytetare sipas te cilit pretendohej se ishte regjistruar nje siperfaqe trualli me dokumente te falsifikuara. Pas kesaj eshte aplikuar per leje ndertimi per banese 7-8 kateshe.


Ne seancen e nje viti me pare ne lidhje me kreun e ZRPP Banushaj perfaqesuesi i akuzes ngriti pretendimin se ne institucionin qe ai ka drejtuar jane verejtur shkelje te tilla ligjore si regjistrime pa aktet e nevojshme te pronesise vendime te dhena ne kohe rekord dhe kthimi i prones publike ne prone private me vulen e Hipotekes.


Vetem pak dite me pas arrestimit ndalimi i Banushaj dhe personave te tjere u cilesua nga gjykata si i paligjshem. Seanca e mases se sigurise gjykim i kontestuar fillimisht nga prokuroria dha per Eduard Banushin detyrim paraqitje ne policine gjyqesore. 14 shtator 2010 - Prokuroria e Vlores merr te pandehur Laureta Bejkosalen.


Burime zyrtare nga organi i akuzes ne Vlore bejne me dije se regjistrueses se Hipotekes se Vlores i eshte komunikuar akuza per shperdorim detyre. Sic mesohet prokuroria e ka njoftuar Bejkosalen pas disa muajsh hetime detaje per te cilat nuk behen publike. Bejkosala eshte kryetare e grupit te te djathteve ne Keshillin Bashkiak te Vlores si dhe kandidate per deputete e PD-se ne zgjedhjet e nje viti me pare...


Ne ankesat e qytetareve ne vite Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Vlore perballet me probleme te tilla si mbivendosjet e pronave teresore apo te pjesshme pengesa te shumta qe sjellin zvarritje deri ne akuza per fshirje te pronesise. Ne Gjykaten e Vlores proceset gjyqesore qe kane te bejne me pronat kapin volum te konsiderueshem ceshtje prej te cilave zgjatin prej vitesh. Gjithsesi pavaresisht akuzave te gjithe ish-kreret e hipotekes vijojne te jene te lire.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›