Unaza e qytetit pushtohet nga mbeturinat
Unaza e qytetit te Burrelit prej me shume se tre vitesh vazhdon te mbetet e pushtuar nga mbeturinat e plehrave qe hidhen nga qytetaret ne te dyja anet e rruges. Keshtu nje situate e tille vecanerisht per banoret e lagjes Drita te ketij qyteti jane kthyer ne nje makth te vertete pasi jane te detyruar qe te mos hapin dyer e dritare gjate gjithe muajve te nxehte te veres pasi era e keqe e mbeturinave te hedhura pushton te gjitha banesat ne kete zone. Ne te gjithe zonen e kesaj lagjeje shkak i pushtimit te saj nga plehrat eshte bere mungesa totale e kazaneve te hedhjes se mbeturinave vendosja e te cileve eshte neglizhuar nga bashkia. Banoret e kesaj lagjeje shprehen mjaft te revoltuar ndaj bashkise e cila jo pak por prej tre vitesh nuk e ka vene ujin ne zjarr sic shprehen ata per zgjidhjen e ketij problemi. Nderkohe hedhja e plehrave dhe mbeturinave per qytetin e Burrelit nder vite vazhdon te mbetet problematike nga ana e bashkise se qytetit. Kjo pasi prej vitesh plehrat hidhen ne periferi te qytetit ne anen jugore te tij ne kufi me territorin e Komunes se Komsise ne afersi te varrezave te deshmoreve. Ne mungese te nje landfildi keto mbeturina duke mos u ngjeshur e mbuluar me dhe jane djegur gje kjo qe ka shkaktuar mjaft shqetesim jo vetem per banoret e vete qytetit te Burrelit por edhe per ata te Komunes se Komsise. Banoret ankojne se nuk mund te hapin dritaret e shtepive pasi ata mbushen me tym qe mbart nje ere shume te keqe te padurueshme thone ata. Aty per cdo dite hidhen dhjetera tonelata me plehra te cilat digjen duke shkaktuar jo vetem ndotje te mjedisit por edhe nje burim permanent infeksionesh te mundshme per banoret e vecanerisht per femijet e shkolles se fshatit te Komsise qe ndodhen fare prane vendit ku digjen keto mbeturina. Gjithsesi Bashkia e Burrelit edhe nen presionin e banoreve te ketij qyteti dhe atyre te Komunes se Komsise ende prej kaq vitesh nuk e ka zgjidhur problemin e hedhjes se mbeturinave.