E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e Paulin Markut

Policia ka prangosur brënda 24 orëve nga momenti i vrasjes të Paulin Markut, personin që akuzohet të jetë ekzekutori i tij. Nëpërmjet një komunikimi zyrtar, uniformat blu bëjnë të ditur se i arrestuar është shtetasi Astrit Vladi, 30 vjeç.

Policia ka qënë në kërkim të të dyshuarit që nga dita e djeshme kur është kryer krimi ndërsa vetë personi është larguar në drejtim të paditur. Pista e parë e ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë, sipas policisë është hakmarrja, ardhur nga një konflikt i hershëm mes tyre. Mbrëmjen e djeshme, policia ngriti menjëherë postoblloqe në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, ndërsa viktima ishte duke udhëtuar në momentin e atentatit me një motor. Kjo ngjarje që ka tronditur Tiranën ka ndodhur në orën 20.00 në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranë, teksa Marku ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë me targa italiane.
 

Sipas të dhënave paraprake të disponuara nga policia, i ndjeri Marku sapo ishte kthyer nga Italia nga ku jetonte e punonte prej disa viteve.
Marku është qëlluar me kallashnikov nga dy persona të cilët udhëtonin me një automjet tip "Benz". Pas aksionit të policisë me ndihmën edhe të Prokurorisë së Tiranës u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit dhe më pas janë dhënë motivet paraprake të kësaj ngjarje që i ka kushtuar jetën Markut.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›