E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat në Europë në rënie

Tregjet financiare europiane janë hapur sesionin e fundit të kësaj jave në territor negativ, drejtuar nga rënia e stoqeve financiare, pasi investitorët presin me ankth të dhënat zyrtare për punësimin në SHBA për muajin dhjetor. Në orët e para të tregtisë së sotme, indeksi pan-europian FTSEurofirst 300, indeksi i aksioneve kryesore europiane, ka humbur 0.5% dhe gjendet në kuotën e 1141.04 pikëve, pasi u rrit me 0.4% në sesionin e kaluar. Humbja e sotme e indekseve kryesore europiane ka stopuar fitimet e realizuara në këtë javë të parë të vitit të ri 2011, e cila shënon njëkohësisht edhe javën më të mirë, që nga shtatori i vitit të kaluar. Bencmarku Stoox Europe 600, indeksi kryesor europian për sektorin bankar dhe atë financiar, ka rënë sot me 0.4% në 280.45 pikë, pasi u rrit në fillim të sesionit me 0.3%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›