Berat, Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, plagosen pesë persona
14/10/2011 Luftë në mes të lagjes, e pëson dhe kalimtari i rastit
BERAT-Ende pa kaluar 24 orë nga vrasja e 33-vjeçarit Klodian Lumani, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit, pasi u qëllua me armë zjarri, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë qytet. Krismat e armëve kanë tronditur dje në mbrëmje lagjen "Dëshmorët e Kombit" në hyrje të këtij qyteti, ku dy grupe të rinjsh kanë qëlluar ndaj njëri-tjetri me armë zjarri ku si rezultat kanë ngelur të plagosur pesë persona, mes të cilëve dy vëllezër që ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 ku dy grupe të rinjsh mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që i plagosur ka ngelur dhe një kalimtar i rastit, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatos Cobo, i njohur me pseudonimin Loloshi, 40 vjeç, së bashku me Ardit Hasanin, 25 vjeç, mësohet se mbrëmjen e djeshme kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke ecur në një nga rrugicat e lagjes "Dëshmorët e Kombit" në kohën kur janë qëlluar me armë zjarri nga vëllezërit Andi dhe Leli V., 30 dhe 25 vjeç. Sapo dy vëllezërit kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri ndaj Çobos dhe Hasanit këta dy të fundit mësohet se janë kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të tyre. Të katër këta persona mësohet se kanë ngelur të plagosur në vend, ndërkohë që i plagosur ka ngelur dhe Bledi Qoje, një kalimtar i rastit. Të pesë personat e plagosur janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të qytetit. Burime nga Reparti i Kirurgjisë në spitalin e këtij qyteti bëjnë me dije se rreth orës 21:10 minuta kanë mbërritur të plagosur në gjendje të rëndë dy vëllezërit Andi dhe Leli V., të cilët kanë marrë plagë të shumta në trup dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë që aktualisht në spitalin e Beratit i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale i plagosuri tjetër Fatos Cobo, ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë Ardit Hasani dhe Bledi Qoje, i cili është gjetur rastësisht në vendin e ngjarjes, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.