Busacca, përgjegjës i gjyqtarëve në FIFA
Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 20:05
Zvicerani Massimo Busacca ka vendosur ta vendosë ‘pipin’ në gozhdë dhe të bëhet përgjegjës i gjyqtarëve të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia e futbollit botëror. Busacca, 42 vjeç, ishte gjyqtar plot 20 vjet, prej të cilëve 12 në futbollin ndërkombëtar. Ai ka marrë pjesë si gjyqtar në dy botërore (2006 e 2010) dhe në Euro 2008.
Zvicerani e ka drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve 2009, finalen e Kupës UEFA 2007 dhe Superkupën e Evropës 2010. Ai ishte njëri prej gjyqtarëve më të mirë në botë në vitet e fundit.