E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionet e NBA Dallas Mavericks marrin cmimin Espy

Basketbollistët e Dallas Mavericks dhe ylli i tyre Dirk Novitzki janë nderuar me çmimin e Espy, duke kurorëzuar kështu një vit të jashtëzakonshëm në të cilin u shpallën edhe kampionë të NBA. Mavericks, që mposhtën në finale Miami Heat – skuadrën e yjeve LeBron James dhe Duayne Uade, janë shpallur skuadra më e mirë nga Espy, ndërsa Novitzki është zgjedhur sportisti më i mirë mashkull. Gjermani në momentin e dorëzimit të trofeut ka falenderuar skuadrën që realizoi këtë ëndërr.

"Dua të falenderoj trajnerët tanë dhe sigurisht shokët e skuadrës që u treguan të pabesueshëm”, u shpreh Novitzki. Ndërkohë, kampionia olimpike dhe botërore - skiatoria Lindsey Vonn, ka fituar çmimin si sportistja më e mirë femër për të dytin vit rradhazi. Çmimin për performancën më të mirë në kampionat e ka marrë Tim Thomas, lojtari i hockey të Boston Bruins.

Thomas është shpallur gjithashtu edhe lojtari më i mirë i Ligës së Hokejit. Sulmuesja amerikane e futbollit për femra Abby Uambach ka marrë çmimin për golin më të bukur në Kupën e Botës. Organizatori i Green Bay Packers, Aaron Rodgers, është zgjedhur lojtari më i mirë i ligës së Futbollit amerikan, ndërsa kampioni i garave Nascar është shpallur piloti më i mirë. Fituesit e çmimeve Espy zgjidhen në bazë të votimit të fansave.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›