Edhe Padova, pas Bogdanit

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 20:07
Erjon Bogdani ka filluar të bëhet objektiv i skuadrave italiane, pasi e përfundoi eksperiencën njëvjeçare në Cesena.
Sipas Sky Sport, ekipi i fundit që ka shfaqur interesim për sulmuesin shqiptar është Padova, e cila garon në ligën e dytë italiane – Serie B.
Drejtori sportiv i Padovas, Rino Foschi, është duke e përgatitur terrenin për ta bindur ish futbollistin e Veronës, Salernitanës, Regginas, Sienës, Chievos, Livornos e Cesenës.