Nuk kthehet në Atletico

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 20:07
Nga Argjentina, ku është i angazhuar në Copa America, Sergio Aguero e përsërit vendimin e tij se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid, por pa e specifikuar destinacionin e tij.
“Kam biseduar me zyrtarët e klubit, ua kam lëshuar një komunikatë. Tash përfaqësuesit e mi do të negociojnë për transferimin tim. Nuk e di se kur do të arrijë marrëveshja, për momentin dëshiroj të koncentrohem vetëm në Copa America. Por, e kam thënë dhe e përsëris se kam nevojë ta ndërroj mjedisin”, deklaroi Aguero i cili mund t’i bashkohet Manchester Cityt ose Real Madridit.