Liverpooli, marrëveshje me Downing

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 20:10
Liverpooli përmes ueb faqes së vet zyrtare ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Aston Villën për transferimin e mesfushorit anglez, Stewart Downing.
‘Reds’ do të jenë të lirë tashmë të diskutojnë rreth çështjes së kontratës me futbollistin.
Downing do të kalojë në Liverpool për një shifër prej afro 25 milionë eurosh, njoftojnë mediat angleze.