E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busek vlerëson rolin konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi e ka pritur sot në takim ish- koordinatorin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për marrëveshjen e arritur, për menaxhimin e integruar të kufijve.

Të dy bashkëbiseduesit, këtë marrëveshje e kanë vlerësuar si një arritje pozitive dhe kanë shprehur besimin e tyre që bashkësia ndërkombëtare do të jap mbështetjen e nevojshme në implementimin e kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve tjera.

Në këtë rast, ish- koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek e ka vlerësuar rolin e përgjegjshëm dhe konstruktiv që vazhdon të luaj Kosova në gjithë këtë proces.

Si zëvendëskryeministri Kuçi, ashtu edhe Busek, kanë ritheksuar nevojën për vazhdimin e hapave të mëtutjeshme të institucioneve të Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet ndërkombëtare, për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›