Darka e Surdullit për misat
Surdulli u ka folur vajzave nga Suedia, Rusia, Koreja, Kanadaja, Sllovakia, Kina e shtete të tjera për historinë e komunës dhe të arriturat e saj, raporton radio lokale Radio Premiera.
Ngjarja ka shkaktuar reagimin e fortë të PDK-së opozitare "për darkën e shtruar nga kryetari i Shaip Surdulli për vajzat ruse, moldave, ukrainase, bullgare e maqedonase, e cila i kushtoi buxhetit të Komunës 783 euro”, transmeton Indeksonline.
Ish-kryeari i Komunës, Begzad Sinani shtron disa pyetje për Surdullin.
“Shaip Surdulli, si e ke ndi veten kur e nënshkruat këtë faturë? A menduat për familjet e Kamenicës që për festa nuk kanë mundësi t’iu ofrojnë fëmijëve të tyre as kafshatën e gojës? Sa familje skamnore e individë i keni kthyer duarthatë nga ‘rezidenca’ juaj me thënien e famshme zoti të dhashtë dhe me arsyetimin se Komuna nuk ka para, se janë harxhuar në mandatin e kaluar?”, pyet Sinani.
Ai e quan për faqe të zeë kryetarin e komunës që vjen nga LDK-ja. “E shihni pra qytetarë të nderuar, se kjo udhëheqje e ky kryetar, ishte dhe mbeti i pa bomë terbije dhe na udhëheq për faqe të zezë”, thotë ish-kryetari.