E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marchisio s’mendoi kurrë për largim

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka insistuar se kurrë nuk konsideroi mundësinë e largimit nga klubi pasi është i lumtur te gjiganti torinez.

Reprezentuesi italian spekulohej me largim nga Juventus gjatë afatit kalimtar të verës por ai insistoi se ndërrimi i mjedisit asnjëherë nuk ishte opsion për të.

“Edhe pse qarkullonin shumë spekulime rreth largimit të mundshëm, asnjëherë nuk kam menduar të braktisi Juventusin. Gjithmonë kam ndjerë besimin e plotë të klubit”, tha Marchisio për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›