Ish kryeprokurori: U kërcënova

Njëri prej ish kryeprokurorëve të EULEX-it që më shumë doli në media se punoi, Johannes Van Vreeswijk, ka folur për korrupsion në Kosovë. Në një shkrim autorial ne Kosova 2.0, ai nuk ka folur për emra, sic e bënte dikur për ish ministrin Fatmir Limaj dhe njerëzit e tij, por rreth përshtypjeve për korrupsionin në Kosovë dhe 'shqetësimin' se një nga problemet në luftën kundër korrupsionit është karakteri i fshehur i korrupsionit".
Hetimet për korrupsion në MTPT tashmë kanë hyrë në muajin e 20-të, Johannes nuk është më Kryeprokuror dhe në këtë shkrim ai akuzon njerëzit që sipas tij refuzojnë të dëshmojnë në Kosovvë."Askush i përfshirë nuk dëshiron të flasin për të dhe ata të përfshirë bëjnë shumë përpjekje për ta bërë atë të padukshëm dhe për ta mbajtur të fshehur. Kështu që hetimi dhe ndjekja penale nuk janë të lehta. Kur dikush vritet në rrugë zakonisht ka viktimë, predhë të armës dhe dëshmitar, kështu që ardhja deri tek një i dyshuar zakonisht nuk është punë shumë e rëndë" shkruan Johannes.
Më tej holandezi thotë se edhe vetë ishte i kërcënuar në Kosovë. "Zbulimi i korrupsionit kërkon që dikush të flet – një denoncues – që mund të ketë pasoja të rënda negative për personin: kërcënim apo edhe më keq. Gjatë qëndrimit tim të gjatë në Kosovë kam përjetuar kërcënim të heshtur dhe besoj fort që në një republikë të lirë nuk duhet të ketë vend për kërcënime. Çdo qytetar i Kosovës duhet të jenë në gjendje të ec nëpër rrugë dhe të jetoj jetën e tij ose saj private larg çdo ndikimi" shkruan Johannes. /indeksonline/