E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatet e Njerëzve të Irakut

Që nga Sadami, Bushi, Rumsfeldi, Jeksoni, Blairi, Chirac... Ata që e vendosën dhe ata

që e kundërshtuan luftën e përgjakshme.

Disa mbijetuan, ka nga ata që humbën gjithçka. Disa bënë emër, të tjerë humbën reputacion në mënyrë të pakthyeshme. 5 vjet nga fillimi i luftës më të diskutueshme

të kohëve moderne, pjesa më e madhe e atyre që dikur mbushnin faqet e para të gazetave,

tani janë zhdukur prej tyre në një mënyrë ose në një tjetër. Po ku ndodhen tani?

KOFI ANNAN

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, 5 vjet më parë e dinte se duhet ta mbante gojën kyçur për krizën në Irak, ndërkohë që fuqitë e mëdha po përplaseshin me njëra-tjetrën në Këshillin e Sigurimit. Por, pas heshtjes fillestare në intervistën e parë që dha pak muaj pas sulmit amerikan, e cilësoi luftën "të paligjshme", pasi ajo nuk ishte autorizuar nga Këshilli i Sigurimit. Që kur është larguar nga OKB-ja, në dhjetor të vitit 2006, është vendosur në Gjenevë, ku ka hapur një fondacion, "Forumi Global Humanitar".

DONALD RUMSFELD

Së bashku me mikun e tij të vjetër dhe mbrojtësin e dikurshëm, Dick Cheney, Rumsfeld ishte personi që i udhëhoqi "skifterët" drejt betejës për të fituar zemrën e presidentit Bush. Si sekretar i Mbrojtjes, ai ishte për një sulm të menjëhershëm ndaj Irakut që pas tragjedisë së 11 Shtatorit, duke paralajmëruar në atë kohë për kërcënimin që paraqiste Sadam Huseini dhe armët e dëmtimit në masë që ai kishte. Sulmin ndaj Irakut e konsideronte si një test të besimit të tij të patundur se luftërat moderne

nuk kishin nevojë për ushtri të mëdha e shpenzime, por për një ushtri të vogël e të pajisur mirë me teknologji të lartë dhe sigurisht shumë të kualifikuar. Por bashkë me bindjen dhe dështimin e eksperimentit, dështoi edhe vetë sekretari i Mbrojtjes, i cili mban në kurriz gjithë katrahurën e sulmit, si dhe turpin e burgut famëkeq të Bagdadit, Abu Ghraib.

PAUL WOLFOWITZ

Paul Wolfowitz ishte arkitekti i parë i luftës, i cili doli pro saj që në fillim të viteve '90. Ka qenë një mbështetës i përjetshëm i Izraelit dhe besonte në teorinë e "sulmit paraprak". Si edhe shumë neokonservatorë të tjerë, ndryshimet në Lindjen e Mesme, të bëra nga bisturia e Washingtonit, i shihte si lëvizje në të mirë të sigurisë së Izraelit. Por, për fat të keq të pozicionit në të cilin ndodhej, atij i mungonin si aftësia menaxhuese, ashtu edhe ajo e gjykimit të mirë. Si zëvendës i Rumsfeldit, ai ndante me shefin e tij

idenë e efikasitetit të një force të vogël ushtarake, por të pajisur mirë dhe besonte se rindërtimi i vendit do të kryhej nga të ardhurat që Iraku do të nxirrte nga shitja e naftës. Wolfowitz u largua nga administrata në vitin 2005, për të marrë postin e presidentit të Bankës Botërore, post që u detyrua ta linte me turp në vitin 2007, pas akuzave se kishte favorizuar financiarisht të dashurën e tij. Tani merret me studime në një thinkthank neokonservatorësh, "American Enterprise Institute".

COLIN POWELL

Dëmi që shkaktoi lufta në Irak i dëmtoi shumë reputacionin Powell- it. Në mandatin e parë të presidentit Bush, ai kishte postin e sekretarit të Shtetit dhe të gjithë prisnin

që të ishte një zë i moderuar dhe i arsyeshëm në administratë, por doli që u manovrua nga çifti Rumsfeld/Cheney. Muajt e parë të luftës ishin turp pas turpi për një person me sedrën e Powellit. Bush i kishte injoruar këshillat e tij para lufte, për t'u menduar mirë para një sulmi që mund t'u kushtonte shtrenjtë të gjithëve. Pika mëe ulët e karrierës së Powellit ishte kur në prezantimin e shkaqeve të sulmit, që u bë në shkurt nga ana e amerikanëve në Kombet e Bashkuara, Powell mbrojti idenë se në Irak kishte armë të dëmtimit në masë, çka i dha shkak sulmit, por që në fund doli se ishte e pavërtetë.

CONDOLEEZZA RICE

Ka mbajtur postin e Këshilltares Presidenciale të Sigurisë Kombëtare gjatë periudhës së sulmit.

U injorua që në fillim si autoritet nga treshja e fuqishme që kishte realisht pushtetin në Shtëpinë e

Bardhë: Cheney, Rumsfeld dhe Powell. Pas zgjedhjeve të vitit 2004, zëvendësoi Powellin në postin e

Sekretarit të Shtetit. Pati një fillim premtues, duke planifikuar përmirësimin dhe shërimin e marrëdhënieve

të plagosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vendet e tjera të botës, për shkak të

sulmit në Irak. Por rezultoi një zhgënjim. Reputacioni i saj nuk u përmirësua kurrë më, pas përshkrimit

që i bëri sulmit të Izraelit në Liban në vitin 2006 me fjalinë: "Kjo luftë përfaqëson dhimbjet e lindjes

së një Lindjeje të Mesme të re".

DICK CHENEY

"Dick Cheney, unë nuk të njoh më", i ka thënë vitet e fundit një ish-kolegu i tij i vjetër, në lidhje me

shndërrimin nga një sekretar i Mbrojtjes i moderuar në Luftën e Parë të Gjirit, në një drejtues të ashpër

dhe arrogant e luftarak të sulmit të dytë ndaj Sadam Huseinit. Konsiderohet si zëvendëspresidenti

amerikan më i fuqishëm e i pushtetshëm, i të gjitha kohërave dhe në këtë pozicion ai ishte nga

mbështetësit më të zellshëm të luftës, duke paralajmëruar që në fillim se Sadami mbante të fshehura

armë të dëmtimit në masë. Sikurse edhe Rumsfeld, ai nuk është një neokonservator i mirëfilltë. Më tepër

i përket bindjes nacionaliste se Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë çfarë të duan, kur është fjala

për mbrojtjen e vendit të tyre. Nga ky besim rrjedhin të gjitha politikat e tij, duke nisur që nga injorimi

i autoritetit të OKB-së, te vlerësimi për torturën dhe bindja që Amerikës i duhet një presidencë e fortë.

Pavarësisht mungesës së popullaritetit, Cheney vazhdon të mbajë postin e tij dhe të jetë një person

shumë i fuqishëm. Ai është edhe një nga mbrojtësit dhe nxitësit më të mëdhenj të sulmit kundër Iranit.

GEORGE W. BUSH

Është personi kryesor që fajësohet për disfatën më të madhe të provuar ndonjëherë nga Shtetet e

Bashkuara të Amerikës në politikën e jashtme. Bush e ndau mendjen për sulmin në Irak që në mesin

e vitit 2002. Arsyet për këtë ende nuk janë të qarta. Të kenë qenë armët e dëmtimit në masë, që mendohej

se kishte Sadami? Nafta? Bindja e neokonservatorëve se demokracia duhet të vendoset me

forcë? Apo një dëshirë për të provuar se i ati e kishte pasur gabim kur nuk e përmbysi Sadamin që

në sulmin e vitit 1991? Ndoshta arsyet janë të gjitha sa u thanë më sipër, të bëra bashkë.

SADDAM HUSSEIN

Pas dy dhjetëvjeçarësh sundimi gjakatar, regjimi i Sadamit u shkërmoq në javën e tretë të sulmit.

Vetë Sadami u fsheh derisa u gjet në një vend të fshehtë, në një fermë në afërsi të vendlindjes. Kur

e zbuluan në një qilar të vogël, diktatori ishte shndërruar krejtësisht fizikisht. Mjekra dhe flokët i

ishin zbardhur. Pas kapjes nga trupat amerikane, iu dërgua autoriteteve vendase në qershor të vitit

2004 dhe menjëherë pas kësaj nisi gjykimi. Vetë Sadami ishte kundër Gjykatës, legjitimitetin e së cilës

nuk e njohu deri në fund, më 30 dhjetor 2006, kur u var në një ndërtesë që, ashtu si regjimi i tij,

përdorej për të ekzekutuar armiqtë.

TONY BLAIR

Konsiderohet si lideri më i suksesshëm i laburistëve britanikë, pasi solli ndryshime thelbësore

në politikën britanike. Pavarësisht sukseseve brenda vendit, vendimi që mori për t'iu bashkuar amerikanëve

në luftën në Irak do të dominojë vendin që do të zërë ai në librat e historisë. Më 18 mars të vitit 2003 mbajti një fjalim në Dhomën e Komunave, në mbrojtje të sulmit kundër Irakut dhe të faktit se Sadami kishte armë të dëmtimit në masë. Pavarësisht se si shkoi puna e luftës, Blair e mbrojti deri në fund qëndrimin e mbajtur

ndaj saj fillimisht, por kjo i dëmtoi shumë reputacionin. Dha dorëheqjen si kryeministër i vendit në qershor dhe aktualisht është i dërguari zyrtar për paqen në Lindjen e Mesme. Ka pranuar gjithashtu edhe një post konsulenti në bankën JP, organ me qendër në Zyrih.

ROBIN COOK

Dorëheqja e tij nga kabineti qeveritar, në prag të votës parlamentare që do të autorizonte luftën, e shndërroi ish-ministrin e Jashtëm britanik në një hero të lëvizjes kundër luftës. Fjalimi i dorëheqjes ishte elektrizues dhe u shoqërua nga një duartrokitje e parlamentarëve që, jashtë çdo tradite të mëparshme, zgjati plot 12 minuta. Në fjalën e tij, ndër të tjera ai tha: "Iraku, sipas të gjitha shanseve, nuk ka armë të dëmtimit në

masë". Vdiq pak kohë më pas, gjatë një shëtitjeje në Skoci.

JACQUES CHIRAC

Zgjedhja e Chiracut për herë të dytë në krye të Francës në vitin 2003 ishte shumë kontradiktore, pasi në raundin e dytë zgjedhësve u duhej të zgjidhnin mes tij dhe ekstremistit të djathtë, Jean-Marie

Le Pen. Por popullariteti i presidentit pësoi ngritje me kundërshtinë që i bëri sulmit amerikan në Irak. Që nga ai moment, Chirac u bë një aktivist më i zellshëm kundër luftës. Një vit më parë i mbaroi mandati i dytë presidencial dhe tani ndodhet në prag të përballjes ligjore me akuza kriminale

për shmangie e përvetësim fondesh publike gjatë kohës që ishte në pushtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›